Shërbimi sekret i policisë zbuloi para dy javësh humbjen e dokumentave sekrete

Shërbimi sekret i policisë zbuloi para dy javësh humbjen e dokumentave sekrete

82
0
Shares

Zhdukja e 28 dokumenteve sekrete nga kasaforta e Policisë së Shtetit është referuar në Prokurorinë e Tiranës nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat, thuajse dy javë më parë, raporton Panorama.

Burime nga organi i akuzës thanë se materialet janë referuar në prokurori me akuzën shpërdorim detyre nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, raporton Panorama.

Burime të rezervuara nga ky shërbim konfirmojnë se nga një verifikim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është konstatuar se mungonin dokumente, kryesisht raporte, me rëndësi të veçantë dhe të klasifikuara si shumë sekrete.

Në materialin e dorëzuar në Prokurori nga SHCB saktësohet se në një prej kasafortave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku ruhen materiale me rëndësi të veçantë, mungojnë 28 shkresa me siglën “sekret”, që dyshohet se janë lëvizur nga aty nga punonjës ende të paidentifikuar.

Nuk dihet ende se kur mund të jenë zhdukur këto dokumente, por ajo që konfirmohet tashmë është fakti se prej dy javësh po kryhen hetime intensive në lidhje me këtë çështje.

Kjo kohë përkon me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm të Fatmir Xhafajt. Mësohet se hetimet do të drejtohen nga Petrit Fusha, ndërsa oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar procedurën e administrimit të kasafortës, shkruan Panorama.

Zhdukja e dokumentave sekrete në Polici u publikua nga ish-Kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY