Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të mërkurën “Treguesin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015”, në të cilin janë përfshirë 168 vende të botës.
Sipas këtij raporti, Shqipëria ka shënuar përparim duke u renditur keshtu në vendin e 88-të me 36 pikë, ndryshe nga viti 2014 kur ishte në vendin e 110-të.
Kosova e e cila vitin e kaluar ishte po ashtu në vendin e 110-të, kësaj radhe është radhitur e 103-ta me 33 pikë, po aq sa kanë edhe Etiopia e Moldavia.
Me gjithë përparimin, Shqipëria dhe Kosova radhiten prapa vendeve të rajonit.
Sipas raportit, Mali i Zi radhitet në pozitën numër 61, Maqedonia 66, Serbia 71 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 76-të.
Në mesin e tyre, Maqedonia është ajo që ka rënë për dy vende, ndërsa të tjerat kanë shënuar përparim.
Në situatën më të mirë edhe sivjet është Danimarka e cila ka 91 pikë në një radhitje ku pikët zero shënojnë shkallën më të lartë të korrupsionit e ku radhiten Koreja e Veriut dhe Somalia që kanë nga tetë pikë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/