Vangjel Dule deklaron daljen nga koalicioni qeverisës

Vangjel Dule deklaron daljen nga koalicioni qeverisës

94
0
Shares

Vangjel Dule deklaroi se de facto ka dalë nga koalicioni gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në Tch.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ‘de facto’ nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës, por ‘de jure’ nevojitet edhe një vendim kolegjial i strukturave drejtuese të partisë dhe është kongresi të cilit i takon vendimmarrja përfundimtare. Personalisht, si kryetar i partisë, do t’i propozoj kongresit të ardhshëm, në fund të pranverës, daljen edhe ‘de juro’ nga ku koalicion”, u shpreh Dule.

Vangjel Dule thotë se një arsye për daljen nga koalicioni është se koalicioni ka dështuar në prioritetet e veta strategjike.

Pak para kësja interviste, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule pati një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi mes Bashës dhe Dulës zgjati 30 minuta, ndërsa ky i fundit e përshkroi takimin me kreun e opozitës si një “kafe kortezie”, sipas tch.

Të njëjtës përgjigje kreu i PBDNJ-së iu përmbajt edhe në intervistë i pyetur për takimin me Bashën.

“Në këtë takim kortezie nuk mund të mbetej jashtë kuadrit të tij edhe shkëmbimi i mendimeve në lidhje me reformën në drejtësi, reformën zgjedhore dhe çështje të tjera të cilat preukopojnë realitetin”, tha ai.

Dule nuk e ka parë si pengesë për të qenë pjesë e koalicionit opozitar afrimin e një partie nacionaliste si ajo e Kreshnik Spahiut me Partinë Demokratike.

Vangjel Dule dha dorëheqjen nga nënkryetar parlamenti pas zgjedhjes në këtë detyrë të kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi. Më pas ai është përfshirë në debate me kryeministrin Rama vecmas për prishjen e kishës së Dhërmiut.

Hezitimi i fundit i Dules për të marrë pjesë në koalicionin opozitar lidhet me mundësinë që PDIU një ditë mund të kthehet tek koalicioni i djathtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY