Gazeta RD: Meta gënjeu për gjyqin, avokati i tij kërkoi pajtim

Gazeta RD: Meta gënjeu për gjyqin, avokati i tij kërkoi pajtim

71
0
Shares

Gazeta RD nëpërmjet një editoriali të saj deklaron se Ilir Meta ka gënjyer dje në rastin e RD kur tha se lajmi u botuar prje kësaj gazete për blerjen e votave ishte i pavërtetë dhe se gazeta po i shmanget një gjyqi që është në gjykatën e Tiranës për këtë rast.

Ilir Meta tha se personi në fotografi nuk ëhstë anëtar apo simpatizant i LSI dhe nuk ka qënë kurrë në partinë e tij.

“Që misioni i Metës të ishte i suksesshëm ai duhet të ishte i vërtetë dje. Dhe Meta gënjeu. Është e vërtetë që Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama na ka paditur në Gjykatë pse kemi denoncuar blerjen e votave në Shkodër, por Meta gënjeu dje kur tha se “RD” nuk është paraqitur në seancat gjyqësore.

“RD” ka qenë e pranishme në të gjitha seancat, megjithëse që në seancën e tretë të këtij procesi, nga përfaqësuesi ligjor i zotit Rama na u kërkua që çështja të zgjidhej me pajtim dhe gjyqi të mos vazhdonte. Nuk e dimë nëse zoti Luan Rama kësaj radhe ka përfaqësuar qëndrimin zyrtar të LSI dhe Kryetarit të Partisë, por për sa kohë Petrit Vasili nuk ka dalë me ndonjë deklaratë tjetër jemi të prirur që ta besojmë se ky ka qenë një vendim serioz i kësaj partie”, theksohet në editorialin e RD shkruar nga kryeredaktori i saj, Bledi Kasmi.

Në vijim gazeta thekson se “Donald Lu nuk i ra nga “RD”, sikurse bëri Meta dhe nuk i ra as nga “Kina” për të denoncuar manipulimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Ai foli shqip për gangsterët që blinin vota, duke parë në sy Metën dhe Ramën dhe duke dhënë një mesazh të prerë se bashkë me reformën e re zgjedhore është përvijuar edhe vija e kuqe e mos prekjes së votës sikurse ndodhi në zgjedhjet lokale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY