TË DHËNAT/ Trafikimi i qënieve njerëzore, rritet numri i rasteve në Lezhë

TË DHËNAT/ Trafikimi i qënieve njerëzore, rritet numri i rasteve në Lezhë

82
0
Shares

Rritet numri i rasteve të trafikimit të qënieve njerëzore në Lezhë gjatë vitit 2015-të, ndërsa nuk kanë munguar edhe personat e arrestuar si pjesë e këtij trafiku. Shifrat janë bënë publike gjatë takimit të grupit të punës së komitetit rajonal për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore në Prefekturën e Lezhës.

Altin Jaku:Është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë nga Drejtoria e policisë në evidentimin e rasteve dhe kapjen e autorëve. Si dhe në Drejtorinë e Shërbimit Social në përmirësimin e imazhit të personit apo kujdesjen ndaj familjarëve të personave që kanë qenë të prekur.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, tha se do të punohet për krijimin e një strukture tjetër parandaluese të fenomenit. Fran Frrokaj:Do të ishte mirë të ishim me një strukturë më të fryrë që të kishim mundësi edhe të parandalimit, por kjo ka shkaqe të tjera. Gjithsesi në ato raste që evidentohen Bashkia është pranë atyre njerëzve me të gjithë strukturat e saj dhe përkrah jush në gjithë këtë aksion të madh mjaft të rëndësishëm, informon ora news.

Gjatë takimit, prefekti Jaku u ka kërkuar institucioneve angazhimin maksimal për ti bërë ballë këtij fenomeni mjaft shqetësues në këtë qark.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY