Suedi, zbulohet autori i sulmit, pjesë e ISISI-t

Suedi, zbulohet autori i sulmit, pjesë e ISISI-t

78
0
Shares

Policia suedeze ka arrestuar një tjetër person për terrorin e djeshëm në Stokholm, pas personit që u ndalua dje dhe pretendohet se është autori i masakres që la 4 viktima dhe 15 të plagosur.
Kryeministri suedez Stefan Lofven e cilësoi këtë sulm si një akt terrorist ndërkohë që edhe policia dyshon për të njëjtën pistë.
Dy persona janë arrestuar pas sulmit, i pari prej tyre me dyshimet se ka kryer një krim terrorist duke vrarë, ndërsa i dyti dyshohet të ketë patur lidhje me personin e parë të arrestuar.
Sipas mediave vendase autori eshte nje 39-vjecar nga Uzbekistani, që pas hetimeve ka rezultuar si adhurues i ISIS-it.
Ai është baba i katër femijeve, është personi i fotografuar me xhup e kapuc rrugëve fill pas masakrës dhe gazetat vendase tregojne se ai e ka pranuar krimin.

2
Ky person dyshohet po ashtu për „vrasje përmes një akti terrori”, u shpreh zëdhënësja e prokurorisë suedeze, Karin Rosander. Ajo nuk specifikoi, nëse i arrestuari është personi që drejtonte kamionin
Por të tjera media referuar hetimeve shkruajnë se personi qe ishte ne timonin e kamionit qe beri hatane në rrugët e Stokholmit është ende i lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY