KE për Shqipërinë: 32.3% e të rinjve shqiptarë të papunë

KE për Shqipërinë: 32.3% e të rinjve shqiptarë të papunë

62
0
Shares

Komisioni Europian vlerëson në raportin e fundit për Shqipërinë se papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, duke arritur në fund të vitit 2015 në nivelin 32.3%. Punësimi është ngadalësuar në bujqësi, sektori që gjeneron edhe numrin më të madh të vendeve të punës. Ndërsa në shkallë vendi, KE konstaton një shkallë papunësie prej 17.5% për Shqipërinë, tregues që ka pësuar rritje me 0.2% në tremujorin e fundit të vitit 2015.

Shqipëria ka një nivel të lartë të papunësisë te të rinjtë, që konsiderohet shqetësuese.

Komisioni Europian vlerëson në raportin e fundit se shkalla e papunësisë te të rinjtë në tremujorin e fundit të vitit 2015 pësoi një rënie prej 1.9% kundrejt tremujorit të mëparshëm, por sërish ajo mbetet shumë e lartë në nivelin e 32.3%.

Raporti evidenton situatën në bujqësi, që është edhe sektori që gjeneron numrin më të madh të vendeve të punës në Shqipëri.

Sipas Komisionit Europian, në tremujorin e fundit të vitit 2015, krijimi i vendeve të punës në agrobujqësi u ngadalësua.

Ndërsa në total, niveli i papunësisë në Shqipëri arriti në fund të 2015-ës në 17.5%, duke u rritur me 0.2% kundrejt tremujorit të tretë të këtij viti.

Krijimi i vendeve të punës në Shqipëri, veçanërisht te të rinjtë, konsiderohet problematik pasi ka mospërputhje të forta mes kërkesës dhe ofertës.

Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë shumë e më e lartë sesa të dhënat zyrtare, pasi jo të gjithë të papunët raportojnë pranë zyrave të punësimit, ku edhe regjistrohen, ndërsa nuk ka të dhëna të sakta për punësimin në bujqësi. /Ora news/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY