REFORMA NË DREJTËSI/ Basha: Opozita ofron bashkëpunim, Rama ofron korrupsion

REFORMA NË DREJTËSI/ Basha: Opozita ofron bashkëpunim, Rama ofron korrupsion

48
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha rikonfirmoi sot konsensusin e mazhorancës ndaj reformës në drejtësi.
Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të selisë blu, Basha pohoi se pengesa për këtë reformë e ka emrin Edi Rama, ndërsa është ai që kundërshton dialogun.
“Për të bërë një reformë në drejtësi, sipas Venecias, për të gozhduar dhe eliminuar korrupsionin dhe për të marrë të gjithë hapat e nevojshëm, lufta korrupsionit qeveritar kërkon instrumentet e nevojshëm dhe i jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtar, pas reflektimit të Kushtetueses. Po çfarë po ndodh? Prej më shumë se 4 muajsh, pengesa e ka emrin Edi Rama dhe që është kundër konsensusit. Ky është i vetmi mekanizëm për të krijuar një reformë”, tha Basha.
Më tej kryedemokrati u ndal te denoncimi i rasteve të korrupsionit e abuzimit nga ministra të ndryshëm të PS, si Ilir beqar, Arben Ahmetaj, apo edhe me koncesionet e ndryshme të fituara nga familjarë të deputetëve socialistë dhe nga oligarkia e kryeministrit, etj. Sipas Bashës, është korrupsioni i Edi Ramës që ndikon edhe në pengesat që ai nxjerr për reformën në drejtësi.
Ndër të tjera Basha pohoi se Partia Demokratike ra dakord për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY