LETRA/ Skandali CEZ – DIA, avokatët e OSHEE bëjnë edhe avokatinë e...

LETRA/ Skandali CEZ – DIA, avokatët e OSHEE bëjnë edhe avokatinë e Ilir Metës

96
0
Shares

Zyra e avokatisë “Clifford Chance” që përfaqëson OSHEE-në në Arbitrazhin kundër DIA-s,ka marrë përsipër “të përfaqësojë” edhe Ilir Metën përballë akuzave publike ndaj tij, për marrje ryshfeti nga një biznesmen i akuzuar për mashtrim.
Me avokatinë e saj zyra e avokatisë “Clifford Chance” ka marrë përsipër “ti mbushë mendjen” edhe qeverisë shqiptare për “pastërtinë” e Ilir Metës, për deri sa letrën ia a dërguar asaj, qeverisë, nëpërmjet ministrit të Energjetikës.
“Clifford Chance”nëpërmjet kësaj letre vë në dijeni qeverinë shqiptare se nuk kemi gjetur asnjë të dhënë që lidh Ilir Metën me DIA, dhe sipas saj akuzat nuk qëndrojnë.
 “Ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh Z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktualë”, thuhet në letrën e “Clifford Chance”.

Letra e plotë në shqip

“Të nderuar zotërinj,
Unë po ju shkruaj në kapacitetin tim si këshilltari kryesor i OSHEE-së në arbitrazhin kundër DIA, i lidhur me çështjen e marrëveshjes së mbledhjes së borxheve mbi bazën e së cilës DIA kërkonte mbi 130 milion EURO nga OSHEE përpara Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë (VIAC Case No. SCH-5317).
Mosmarrëveshja ishte zgjidhur që në Dhjetor 2014, por marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim u sfidua nga një aksioner i supozuar i DIA-s ç’ka çoi në procedime gjyqësore paralele në Ishujt Virgjin Britanik dhe në një vazhdim të procedimit në arbitrazh. Sikurse jeni në dijeni, Gjykata e Arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015 përfundimisht deklaroi të vlefshme zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve dhe refuzoi kërkesën e DIA-s në tërësinë e saj. Dëshiroj të përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj ju për këtë sukses dhe t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen tuaj të vazhdueshme për mbrojtjen e OSHEE-së.
Do të dëshiroja gjithashtu të vija në dukje performancën e shkëlqyer të ekipit te brendshëm të OSHEE-së: Z. Romeo Karaj kuptoi dimensionin e mashtrimit të DIA-s dhe mori vendimin kurajoz t’i kundërvihej paligjshmërisë së dukshme dhe të zhvillonte një strategji mbrojtje e cila rezultoi e suksesshme që me lëvizjen e parë (marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim).
Z. Rezart Ruci dëshmoi të ishte një manaxher mosmarrëveshjesh i shkëlqyer dhe me besueshmëri të lartë, i cili u kujdes për pjesën operative të mbrojtjes me një kuptim shumë të mirë për çështjet ligjore dhe gjykim të shkëlqyer në mjaft situata të vështira. Znj. Gentiana Gica kontribuoi me ide fituese për parashtrimet tona dhe njohuri të thella të çështjes; njohja e shkëlqyer e saj e gjuhës angleze ishte e pazëvendësueshme në këtë mosmarrëveshje ndërkombëtare. Të tre së bashku meritojnë meritën për ndjekjen e pakursyer të mbrojtjes së OSHEE-së. Ata me kurajë ndihmuan në zbatimin e sundimit të ligjit dhe shmangien e një dëmi të konsiderueshëm për kompaninë dhe mbi të gjitha për popullin shqiptar. Siç është tipike në raste të tilla, ne na është dashur të merremi me fakte, supozime dhe dyshime të ndryshme.
Kokëfortësia e gënjeshtrave të prezantuara nga oponentët na detyruan ne të reagojmë, por në të kundërt të asaj çka pala tjetër ka supozuar pas rrjedhjes së informacionit të vizitës tonë tek prokurorët në Tiranë në Tetor 2013, ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur. Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhen në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqiperisë me akuzën e korrupsionit.
Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale.
Në çdo rast, përfshirë përpjekjen e fundit frenetike të oponentëve të OSHEE-së për te shkaktuar konfuzion publik, ato dështuan dhe procedimi përfundoi me dhënien e vendimit përfundimtar të arbitrazhit më datë 14 Dhjetor 2015. Unë edhe një herë ju përcjell përgëzimet e të gjithë ekipit të Clifford Chance – ishte një nder të shërbenim në këtë rast”.


letra2


letra1

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY