Berati, nxënësit më të mirë; Fieri nxënësit më të dobët

Berati, nxënësit më të mirë; Fieri nxënësit më të dobët

56
0
Shares

Nxënësit e Beratit janë më të mirët ndërsa nxënësit e Fierit më të dobëtit. Ky është një ndër rezultatet e raportit kombëtar të vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasave të 3-ta dhe të 5-ta. Në një intervistë për gazetën Shqip, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, duke komentuar rezultatet e raportit thotë se rezultatet e këtij viti janë edhe më të ulëta sesa vitin e kaluar.

Pyetje: Zonja Malaj, si paraqiten rezultatet e raportit kombëtar të vlerësimit të arritjeve të nxënësve të klasave të treta dhe të pesta për këtë vit shkollor?

Përgjigje: Edhe këtë vit, njësoj si vitin e kaluar është bërë analiza, që lidhet me atë që quhet projekti PISA, ku paraqiten në detaje rezultatet e klasave të 3-ta dhe të 5-ta, me qëllim evidentimin e nivelit të tyre. Analiza e realizuar në nivel kombëtar i referohet disa kategorive specifike, si: niveli i arritjeve fshat-qytet, publik-privat, mazhorancë-rom, arritjet e vajzave, të cilat janë të krahasueshme me të djemve, nga ku vërehet se arritjet e vajzave janë më të larta se arritjet e djemve.

Vetëm në shkollat private rezulton se djemtë kanë arritje më të larta sesa të vajzave.

Arritjet e nxënësve në qytet janë më të larta se arritjet e nxënësve në fshat; arritjet e nxënësve në shkollat private janë më të larta se arritjet e nxënësve në shkollat publike; nga një diferencë prej 15 pikësh në nivel kombëtar rezulton se arritjet e nxënësve romë janë më të ulëta sesa arritjet e nxënësve në përgjithësi.

Pra, mesatarja totale kombëtare është 44.76%, mesatarja kombëtare për femra është 46.04%, pra shikojmë që vajzat janë më mirë sesa djemtë, ndërsa e kundërta siç e theksova më lart, ndodh në shkollat private.

Duke iu referuar nivelit të arritjeve sipas qarqeve, vërehet se rezultatet më të ulëta i ka qarku i Durrësit dhe i Fierit, ndërsa Qarku i Beratit është vlerësuar me rezultatet më të larta, 48.13%, Dibra me 48.7%, Durrësi me 40.71%, Elbasani me 44.08%, Fieri me 40.49%, Gjirokastra me 43.57%, Korça me 44.14%, Kukësi me 43.13%, Lezha, 42.73%, Shkodra 47.96%, Tirana 48.8%, Vlora 45.70% dhe ajo që quhet mesatarja totale kombëtare është 44.76%.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY