Historia tronditëse e 17-vjecares që abuzohej nga vëllai dhe xhaxhai

Historia tronditëse e 17-vjecares që abuzohej nga vëllai dhe xhaxhai

65
0
Shares

Një vajzë 17-vjeçare ka udhëtuar për gjithë natën nga Tirana drejt Durrësit, ku ka qëndruar gjashtë ditë rrugëve për t’i shpëtuar abuzimit nga familjarët e saj.

Vajza 17-vjeçare nga Shkodra, por me banim në Tiranë, tregoi se dhuna në familje dhe mundësitë për t’u abuzuar me të në gjirin e familjes ishin shkaqet kryesore që e kishin çuar në marrjen e një vendimi të tillë; largimin nga gjiri i familjes.

E mitura ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë, ku jetonte bashkë me familjen në drejtim të qytetit të Durrësit. Në qytetin bregdetar u gjet nga një zonjë, e cila megjithëse dëshironte të ruante anonimatin, pasi e sistemoi në shtëpinë e saj, denoncoi rastin në emisionin investigativ “Fiks Fare”.

Në momentin kur e kishte gjetur vajzën, zonja në fjalë kishte realizuar një bisedë me të, të cilën dhe e kishte filmuar. Në bisedë tregohej që e mitura e kalonte natën jashtë dhe se kishte frikë të denonconte sërish rastin e saj në polici.

Menjëherë pasi morën denoncimin e zonjës, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” shkuan në Durrës (tek Vollga), vend ky ku vajza ishte gjetur. Në intervistë, e mitura tregon rrjedhën e jetës, ardhjen bashkë me familjen e saj nga qyteti i Shkodrës për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë.

Ajo shpjegon se kjo ishte hera e katërt që largohej nga shtëpia ku jetonte. Largimet nga shtëpia kishin filluar që në muajin gusht të vitit 2015. Në të gjitha rastet që ishte larguar, familjarët e kishin gjetur dhe e kthenin në shtëpi me dhunë. Vajza tregon se kishte bërë një denoncim për të afërmit e saj në Policinë e Shtetit, pasi me të miturën kishin tentuar të abuzonin seksualisht vëllai dhe xhaxhai i saj.

“Më lër të të prek pak…ta bëj një herë me ty…”, janë këto fjalët që i vëllai i thoshte rregullisht, ndërsa xhaxhai e prekte dhe puthte, derisa e mitura bërtiste, që ta dëgjonin të afërm të tjerë.

Megjithëse në këtë gjendje, vajza nuk mund t’i ankohej të atit, pasi edhe ky ushtronte rregullisht dhunë fizike mbi të. Por shkaku kryesor ishin fjalët e të ëmës, e cila i thoshte se vëllezërit mund të vriteshin me njëri-tjetrin për shkak të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY