Vlorë, arrestohet i dënuari për trafik droge në Maqedoni

Vlorë, arrestohet i dënuari për trafik droge në Maqedoni

82
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar një person për llogari të autoriteteve të drejtësisë maqedonase. Personi i arrestuar ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ngjarje e ndodhur në Maqedonisë në vitin 2012.
Burime e policisë vendore saktësuan se është arrestuar Feim Strataj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kallarat dhe banues në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë sepse më datën 05. 12. 2012, në aksin rrugor Ohër – Kërçovë, në Maqedoni, Feim Strataj është arrestuar nga autoritetet përkatëse pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë kaluar nga Shqipëria për në Maqedoni një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike (146 kg. e 280 gr.) të llojit cannabis sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj.
Ndalimi i këtij personi u bë pasi Autoritetet Maqedonase të Drejtësisë e kanë dënuar këtë person me 7 vite burg, kohë prej së cilës i kanë mbetur edhe 3 vite burg për të vuajtur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY