Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tom Doshi nuk i ndahet baba Takut, kërkon rihapje të hetimeve në Gjykatën e Lartë

28/01/2016
Tom Doshi nuk i ndahet baba Takut, kërkon rihapje të hetimeve në Gjykatën e Lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë, duke nisur një tjetër betejë ligjore, këtë herë me Prokurorinë e Përgjithshme. Ai kërkon nga gjykata të shfuqizojë një vendim të prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal ndaj deputetit të LSI-së dhe njëherazi kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho. Muaj më parë, deputeti i Shkodrës iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me një kallëzim penal ndaj Brahos, duke e kallëzuar për shpërdorim detyre dhe përhapje të të dhënave që përhapin panik.
Kallëzimi erdhi fill pas publikimit të një letre, që Spartak Braho u kishte dërguar krerëve të disa institucioneve, ku fliste për një skenar për destabilizimin e vendit, me protagonist Tom Doshin dhe ish-deputetin e LSI-së, Dritan Prifti.
Prokuroria vendosi të mos fillojë hetime, me arsyetimin se nuk gjenden elementë të veprës penale. Por, Doshi e kundërshton këtë vendim të organit të akuzës në Gjykatën e Lartë, pasi këmbëngul se, lidhur me kallëzimin që ai bëri ndaj Brahos, nuk është kryer asnjë hetim.
Ndaj ai kërkon nga gjykata supreme, që krahas shfuqizimit të vendimit, të urdhërojë prokurorinë për nisjen e hetimeve për Spartak Brahon. Seanca e djeshme gjyqësore u shty për mungesë të prokurorit Kosta Beluri. Më 3 shkurt, kur pritet të zhvillohet seanca e radhës, palët do të përballen ndërmjet tyre.

(“Gazeta Shqiptare”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

05/07/2026
Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku shfaqet Ndreca

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Rama gënjen për Porto Palermon

05/07/2026
Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

05/07/2026
AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

AURON TARE/ Kryeministri dhe Porto Palermo

05/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

DITA 36/ “Mjaft fajësove algoritmin, nis dëgjo”

05/07/2026
Belind Këlliçi, fakte të reja mbi lidhjet brenda aferës së inceneratorëve, ku shfaqet Ndreca

Belind Këlliçi publikon dokumentin: Rama gënjen për Porto Palermon

05/07/2026
Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

Zjarri përfshin disa fshatra në Fier, evakuohen 11 familje; dy persona në hetim

05/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.