Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kuvendi voton sot Komisionin për Reformën Zgjedhore

28/01/2016
EMRAT/ Kuvendi voton sot Komisionin për Reformën Zgjedhore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuvendi pritet të miratojë sot përbërjen e plotë të Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore. Mazhoranca përmbylli dje propozimet e saj, duke bërë publike pesë emrat që do t’i përkasin PS-së, LSI-së dhe PDIU-së. Socialistët do të përfaqësohen në komisionin “ad hoc” nga deputetët Bashkim Fino, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, që të tre anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar emrin e kryetarit të grupit parlamentar dhe njëherazi anëtar i komisionit të ligjeve, Petrit Vasili. Ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ia ka besuar përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore, kryetarit të saj dhe njëherazi nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Opozita i bëri publikë një javë më parë emrat të cilët do të jenë deputetët e komisionit të ligjeve, Ristani, Bylykbashi, Halimi, Strazimiri dhe republikani, Mediu.
Detyrë e komisionit është hartimi i amendamenteve për ligjin zgjedhor, si dhe trajtimi i rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe ato vendore të vitit 2015.
Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe tjetri nga Partia Demokratike, ndërsa anëtarësia e tij ka përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës, me nga pesë anëtarë. Komisioni do e ushtrojë veprimtarinë për një afat tremujor nga data e mbledhjes së parë te tij.

Përbërja e Komisioni “ad hoc” për Reformën Zgjedhore
 
Mazhoranca

Bashkim Fino (PS)
Vasilika Hysi (PS)
Ulsi Manja (PS)
Petrit Vasili (LSI)
Shpëtim Idrizi (PDIU)
 
Opozita

Oerd Bylykbashi (PD)
Eduard Halimi (PD)
Arben Ristani (PD)
Gent Strazimiri (PD)
Fatmir Mediu    (PR)

Rendi i ditës i seancës së sotme plenare të Kuvendit

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë, 21. 01. 2016 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend  (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin ‘Ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin’” (Nenet 73-77 Rregullore, votim me shumicë absolute).
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të  Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit, BERZH-Shqipëri, llogari bashkëpunimi” (neni 73-77 Rregullore, votim me shumicë absolute).
5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”  (Nenet 73-77 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë).
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore). Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.