Viti 2016, me gjithë “harresën” e qeverisë mbi 55 % e buxhetit...

Viti 2016, me gjithë “harresën” e qeverisë mbi 55 % e buxhetit të Bashkisë Kamëz shkon për investimet

70
0
Shares

Në buxhetin e Bashkisë Kamëz për këtë vit peshën më të madhe të tij e zënë investimet publike. Gjatë prezantimit të buxhetit, kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, tha se ashtu si vitet e mëparshme, investimet do të jenë përparësi në buxhetin e vitit 2016, i cili në pjesën më të madhe të tij bazohet në të ardhurat e vetë Bashkisë.
Sipas kryebashkiakut Mziu, 55,23 % e buxhetit do të jetë për investime. Investimet për vitin 2016 janë planifikuar në vlerën 794.514.345 lekë. Në hartimin e buxhetit është marrë parasysh plani urban, strategjia e zhvillimit të Bashkisë Kamëz, ndërsa në planifikimin e shpenzimeve për investime është pasur parasysh që të shkohet drejt rritjes së investimeve në shërbimet publike (rrugë, ujësjellës, kanalizime, objekte arsimore etj). Bashkia ka shfrytëzuar më së miri të gjitha potencialet e saj, ato që varen nga Bashkia.
Kryebashkiaku Mziu, gjatë prezantimit të buxhetit, theksoi se edhe të ardhurat e Bashkisë janë cunguar, për sa i përket paketës fiskale nga miratimi i ligjit, që bën një dallim politik midis njësive vendore, siç është taksa e pasurisë.
Sipas Mziu, buxheti i Bashkisë Kamëz për vitin 2016 është një buxhet social, i cili ruan edhe zhvillimin e biznesit, dhe jo mbylljen e tij, rrit punësimin përmes politikës fiskale favorizuese.
“Bashkia e Kamzës është një Bashki që ka nevojë shumë për investime dhe në këto 2-3 vite nuk është se kemi pasur mundësi të tjera financimi, përjashtuar ndonjë donatori të huaj, por jo nga qeverisja qendrore. Në sirtarët e ministrive flenë mjaft projekte konkrete zhvillimore për Kamzën që presin mbështetje financiare të qeverisë”, është shprehur Mziu.
Sipas Mziut e rëndësishme është edhe që kanë vijuar politikat zhvillimore të Bashkisë, duke u përqendruar te urbanizimi i mëtejshëm i Kamzës dhe i Paskuqanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY