PBDNJ: Në Himarë IKMT prish ndërtime me leje, Kokëdhima po ndërton 5...

PBDNJ: Në Himarë IKMT prish ndërtime me leje, Kokëdhima po ndërton 5 objekte pa leje

61
0
Shares

PBDNJ ka sulmuar sot deputetin e PS-së, Koço Kokëdhimën.
Në deklaratën e shpërndarë nga PBDNJ dhe dega OMONIA në Himarë thuhet se IKMT prish objekte mbi 30 vjeçare, ndërsa Koço Kokëdhima po ndërton pesë objekte pa leje në Himarë.

Deklarata e plotë e PBDNJ dhe OMONIA


“Në mënyre të përsëritur, me veprime selektive nga ana e qeverisë, shkatërrohen objekte të ligjshme në Himarë, ku dora e ekzekutimit IKMT vepron në mënyrë të kundraligjshme, të cilat kanë vetëm një qëllim: të dëmtojnë në mënyrë të përsëritur dhe të pakorrigjueshme veprimtarinë ekonomike dhe demografinë e komunitetit helen në Himarë.
Me datë 25/01/2016 falangat e IKMT-së shkatërruan me veprime të jashtëligjshme tre objekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ekonomik mbi 30 vjet, me justifikimin se do të behët një investim për riformimin e qendrës së qytetit të Himarës.
Theksojmë se qendra e qytetit të Himarës në vitin 2002 me kryetar Viktor Maton dhe investitor firmën ‘2K’, për riformimin e saj ishte realizuar një investim prej rreth 1.9 milion dollarë, ndërsa në vitin 2015 do të shpenzohen për të njëjtin investim përsëri 2.5 milion dollarë të tjera.
Mbështetur në ligjin 119/2014 për të drejtën e informimit publik dhe 8652 për organizimin dhe funksionin e qeverisjes vendore, në datën 03/11/2015 me Nr. 2600 Prot. subjekti ynë politik i kërkon informacion Bashkisë Himarë. Bashkia Himarë me shkresë dt. 03/12/2015 Nr. 2600 Prot. përgjigjet duke vënë në dispozicion vetëm plan-idenë e investimit në fjalë dhe jo studimin e plotë  sikurse parashikon ligji i sipërpërmendur. Megjithëse kërkesa jonë në datën 21/01/2016 me Nr. Postar: RR182521048AA është ripërsëritur, Bashkia Himarë s‘ka kthyer asnjë përgjigje.
Mosvënia në dispozicion e dokumentacionit të plotë për informimin tregon qartë se prapa shprehjes ‘Investime për turizmin’ fshihen mendime dashakeqe të qeverisë që kanë si qëllim vetëm dëmtimin e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të objekteve që janë në pronësi të individëve që i përkasin komunitetit helen, sikurse ndodhi edhe në Dhërmi në vitin 2014 ku u prishën 7 objekte, megjithëse me leje ndërtimi.
Të gjitha këto ndodhin në një kohë kur deputeti i zonës Koço Kokëdhima, njeriu i besuar dhe fuqiplotë i Kryeministrit Rama ndërton pa leje mbi 5 objekte me impakt mjedisor negativ për turizmin ‘për të cilin PS interesohet kaq shumë’, ku njeri prej objekteve është ndërtuar në trojet e kishës dhe askush nuk interesohet apo shqetësohet. Theksojmë se nuk është e rastësishme që investimi përfundon në objektin e Koço Kokëdhimës. Që të bindet dikush që prishjet janë selektive, mjafton të vërejmë investimin tjetër, shëtitoren e Qeparoit, e cila devijohet për të mbrojtur objektin e paligjshëm të z. Kokëdhima, ndërtuar në breg të detit.
Për opinionin himarjot por dhe mbarë qytetar, prishjet e kryera janë të paligjshme, e para sepse objektet janë me leje ndërtimi, e dyta sepse prishjet sikurse dhe 7 objekte në Dhërmi me 2014, Kisha e Shën Thanasit në 2015 dhe tani 3 objekte në Himarë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY