QKR: Janar 2016, më pak regjistrime më shumë çregjistrime biznesesh

QKR: Janar 2016, më pak regjistrime më shumë çregjistrime biznesesh

65
0
Shares

Ritmi i regjistrimit të bizneseve të reja ka rënë në muajin janar, kjo referuar të dhënave që ofron Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Sipas të dhënave numri i bizneseve të reja arriti në 2.302 në janar të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër ishte në 2.439.
Arsyet e kësaj rënieje mund të jenë disa e që në një pjesë mund të varen nga regjistrimet e larta që u bënë që pas fillimit të aksionit të qeverisë kundër informalitetit dhe tashmë ritmi ka rënë. E në fakt për gjithë vitin 2015 numri i bizneseve të reja të regjistruara në QKR arriti në rreth 39.000 shifër kjo rekord referuar vitit paraardhës.
tbl11Ndërsa në tendencë të kundërt kanë rezultuar çregjistrimet. Sipas të dhënave zyrtare të QKR-së ato u rritën në janar 2016. Më konkretisht numri i bizneseve që u mbyllën arriti në 457 nga 377 që u regjistruan në  të njëjtën periudhë të një viti më parë, me rritje 21 %.
Ky do të jetë edhe një vit ndryshimi për këtë institucion i cili pritet të bashkohet me QKL-në për të krijuar atë strukturë që do të njihet me emrin Qendra Kombëtare e Biznesit dhe që do të shërbejë si një ndalesë për një sërë shërbimesh, ku pjesa më e madhe do të mund të merren on-line, si mënyrë për të lehtësuar sipërmarrjen private nga burokracitë.

(“Monitor”)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY