VENDIMI/ Ja pse Prokuroria nuk filloi procedimin e baba Takut për akuzat...

VENDIMI/ Ja pse Prokuroria nuk filloi procedimin e baba Takut për akuzat e Tom Doshit

146
0
Shares

Zbulohet vendimi i Task – Forces së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilit nuk ka filluar procedimi penal ndaj deputetit Spartak Braho për akuzat e deputetit Tom Doshi, për “shpërdorim detyre” dhe “përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik”.
Sipas këtij vendimi, për akuzën e parë, thuhet se, “Nga materiali kallëzues mungon ana objektive e veprës penale ‘shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit penal, ndjekja penale për këtë vepër penale nuk mund të fillojë”.
Ndërsa për akuzën e dytë, i njëjti vendim argumenton se, “në kallëzimin penal konstatohet se nuk përmbushen kërkesat e ligjit edhe për sa i takon anës objektive të kryerjes së kësaj vepre penale. Kallëzimi duhet të provojë fillimisht që informacioni është i rremë, verifikim të cilin po e bëjnë organet kompetente.
Përhapja e informacionit të rremë, nënkupton bërjen publike të informacionit me një qëllim të caktuar. Fakti që z. Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, i është drejtuar në mënyrë të veçantë disa institucioneve, pa bërë publik informacionin e përcjellë, tregon se nuk është konsumuar elementi i anës objektive të veprës penale, të parashikuar nga neni 147 i Kodit penal. Informacioni është bërë publik nëpërmjet medieve”.

td2

td3
td4
td5

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Tom Doshi nuk i ndahet baba Takut, kërkon rihapje të hetimeve në Gjykatën e Lartë
/web/Tom_Doshi_nuk_i_ndahet_baba_Takut_kerkon_rihapje_te_hetimeve_ne_Gjykaten_e_Larte_13365_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY