Këshilli i Evropës miraton një rezolutë për Kosovën

Këshilli i Evropës miraton një rezolutë për Kosovën

166
0
Shares

Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot projektin e Rezolutës për Kosovën, me të cilën përshëndetet nënshkrimi i MSA-së midis Kosovës e BE-së, i marrëveshjeve nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit, e sidomos Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS).
Projektrezoluta në Këshill u miratua me 37 vota pro dhe 12 kundër, kurse 9 abstenuan.
Në projektrezolutë shprehet shqetësimi për “mungesë të përparimit në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe krimit të organizuar, si dhe për mungesë rezultatesh në hetime e dënime”.
Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian kërkon nga autoritetet e Prishtinës “qasje gjithëpërfshirëse dhe qasje strategjike për çrrënjosjen e korrupsionit që ka shtrirë rrënjët kudo dhe që vazhdon të jetë pengesë thelbësore për Kosovën në rrugën e zhvillimit demokratik, social dhe ekonomik”.
Po ashtu opozitës dhe pushtetit i kërkohet që problemet t’i zgjidhë me dialog, ndërsa dënohet çfarëdo lloj dhune “përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe të vezëve në Parlament”.
Ndërsa në projektrezolutë të këtij Këshilli sërish inkurajohen pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.
Lunaçek në projekt ka inkuadruar edhe formulimin sipas të cilit “Parlamenti Europian të marrë në dije vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për hapat e përkohshëm që shtyjnë zbatimin e çfarëdo akti legal për Asociacionin e Komunave Serbe”.
Në amendamentet kompromise kërkohet nga autoritetet në Kosovë “të vazhdojnë riparimin e trashëgimisë fetare e kulturore serbe”, njofton “Blic” i Beogradit dhe që “autoritetet e Kosovës të bashkëpunojnë me Qeverinë serbe dhe me Kishën ortodokse serbe në përcaktimin e sistemit për përparimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, të cilat duhet të konsiderohen pasuri e përbashkët europiane”, transmeton Koha.net.
Ndryshe nga ç’kishte kërkuar Serbia, për kthimin e 200 mijë serbëve të ikur nga Kosova, në projektrezolutë theksohet nevoja për krijimin e kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe të ikurve nga Kosova.
Në projektrezolutë po ashtu theksohet “rëndësia e respektimit të ndjeshmërisë së të gjitha komuniteteve kur bëhet fjalë për emërtime, si në rastin e gjeneralit Dikoviq, kurse KFOR-i thirret që në bashkëpunim me autoritetet kosovare të veprojnë për shmangien veprimet që do të fyenin ndjenjat e viktimave dhe që dëmtojnë dialogun midis Prishtinës e Beogradit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY