Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Julian Sinanaj refuzon 3 nga 6 akuzat e ngritura për vrasje

28/01/2016
Julian Sinanaj refuzon 3 nga 6 akuzat e ngritura për vrasje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Julian Sinanaj i akuzuar si vrasës me pagesë po përpiqet të përmbysë një pjesë të procesit ndaj tij dhe si rrjedhim edhe procese apo hetime që janë iniciuar për shkak të disa dëshmive që ai ka dhënë gjatë hetimit.

Duke dëshmuar para para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ai ka mohuar sot autorësinë e 3 ngjarjeve kriminale, të cilat pas arrestimit i kishte pranuar.

Seanca është me dyer të mbyllura por është mësuar se Sinanaj edhe pse me statusin e të penduarit, ka mohuar tre ngjarje, dy me eksplozivë dhe një vrasjes në Vlorë, sipas abcneës.

Gjatë marrjes në pyetje në sallën e gjyqit, ai ka mohuar autorësinsë e vendosjes së eksplozivit në banesën e Ardian Kollozit, vrasjen e Agron Çelës dhe ndërtimin e shitjen e minës me celular të pandehurit Marjon Mitro. Eksploziv ky që u gjet dhe u çaktivizua posht makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Ai i tha gjykatës, se këto tre ngjarje është detyruar t’i pranoi pas dhunës dhe presionit të ushtruar nga drejtues të policisë së shtetit gjatë marrjes në pyetje dhe më pas në firmosjen e procesverbalit të deklarimit të dhënë. Sinanaj ka pretenduar se këta efektivë policie, kanë tentuar t’i ngarkojnë edhe ngjarje të tjera pa autor, të cilat nuk ka pranuar t’i marr përsipër edhe pas dhunës së ushtruar. Ndërkohë avokatët mbrojtës të të pandehurve të tjerë, pas kësaj dëshmie të Julian Sinanaj kanë kërkuar shfaqjen e pamjeve filmike, të regjistruara gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Avokatët pretenduan se në këto pamje, duket qartë me zë dhe figurë presioni dhe kërcënimet që drejtues të policisë i bëjnë të arrestuarit Sinanaj. Bazuar në këto pamje, avokatët kanë kërkuar që dëshmia e Sinanaj, e dhënë gjatë fazës hetimore të mos pranohet si provë nga gjykata, kërkesë e cila u rrëzua nga togat e zeza. Por pavarësisht rrëzimit të kësaj kërkese, gjykata ka administruar në dosje deklarimet e Sinanajt të dhënë para gjykatës, ku ai mohon autorësin e tre ngjarjeve kriminale.

Ndërkohë ka pranuar vrasjen e Sokol Veizit, tentim vrasjen e biznesmenit Pirro Bare me porosi të të pandehurit Ilir Karçini si dhe tentim vrasjen e Julian Metushit në Vlorë, të gjitha këto në kuadër të grupit të strukturutr criminal dhe kundrejt pagesave të ndryshme.

Julian Sinanaj me cilësinë e të penduarit së bashku me Ndriçim Gjokonën po gjykohet prej disa muajsh pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ku bashkë të pandehur janë edhe dy kushërinjët Genis dhe Andon Mëhilli, Marjon Mitro, Albin Rexhaj e biznesmeni Ilir Karçini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.