E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, agjencia BIRN, e cila ka shkruar dhe dy artikuj të tjerë për cështjen CEZ-DIA thotë se “BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ-DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç. Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”.
Për debatin CEZ-DIA opozita kërkoi dhe një hetim ndërkombëtar. Por kërkesa u rrëzua nga shumica gjatë procedurave parlamentare. Pavarësisht se ndaj kujt ishin dyshimet e ngritura nga studioja ligjore, as qeveria nga ana e saj, nuk i kërkoi Prokurorisë, e cila kishte ndërkohë në process hetimor administratorin e DIA-s, një hetim edhe mbi faktet që vetë avokatët që mbronin interesat e saj, thonin se kishin zbuluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/