NË PRANGA/5 lezhjanë rrahin 2 policë vlonjatë

NË PRANGA/5 lezhjanë rrahin 2 policë vlonjatë

57
0
Shares

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë 5 shtetas pasi kundërshtuan me dhunë fizike 2-efektivë policie, në fshatin Dhërmi!

Arrestohen shtetasit:

1.Luftar Hysa, 20 vjeç, banues në Kamzë – Tiranë.

2.Marjan Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë.

3.Edmond Gjergji, 28 vjeç, banues në Lezhë.

4.Edison Dodaj, 20 vjeç, banues në Lezhë.

5.Aurel Dodaj, 29 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtyre personave, u bë për arsye se kanë rrahur me grushta dy policë të komisariatit të Vlorës që ndodheshin me shërbim në Dhërmi.

Shërbimet e Policisë së Vlorës, gjatë një kontrolli të ushtruar për persona me preçedent penal për rritjen e parametrave të sigurisë së rendit publik, në zonën e Dhërmiut, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm, pasi këta shtetas nuk ishin të pajisur me dokumentacion identifikimi dhe i janë kundër-përgjigjur efektivëve të policisë me forcë, duke mos iu bindur urdhërave të tyre dhe duke goditur me grushta 2 punonjës policie (B.M dhe M.L), thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY