3 procese penale për të drejtat televizive

3 procese penale për të drejtat televizive

62
0
Shares

Për herë të parë ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 3 persona në Berat të cilët transmetonin në mënyrë të paligjshme programe televizive.

Nga ana e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

1. F.G, 64 vjeç, banues në Berat,

2. A.B, 38 vjeç, banues në Berat,

3. A.M, 22 vjeç, banues në Berat.

Proçedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar aktivitetin e transmetimit të kanaleve televizive nëpërmjet rrjetit Kabllorë, ku transmetonin kanale televizive të kompanive Tring dhe Digital pa kontratë me këto kompani, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ’’Shkelja e të drejtave të pronsisë industriale’’ dhe “Fshehje e të ardhurave’’ në ngarkim të shtetasve A.B dhe A.M, dhe për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronsisë industriale’’ në ngarkim të shtetasit F.G, parashikuar nga nenet 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY