Kontratat me OSSHE, falas edhe tri ditë

Kontratat me OSSHE, falas edhe tri ditë

56
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë do të mbajë hapur sportelet për kujdes ndaj klientit që të ndihmojë disa mijëra abonentë që të rinovojnë apo saktësojnë marrëveshjet e tyre me OSSHE para datës 1 shkurt të këtij viti.

Afro 1.2 milion kontrata të parregullta që abonentët kanë me kompaninë e shpërndarjes së energjisë, duhet që të ribëhen nga e para. Abonentët të cilët kanë gabim adresat e tyre, emrat dhe që nuk kanë bërë pagesë për hapjen e librezës së energjisë elektrike, duhet të shkojnë në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe të hartojnë kontratën.

Nëse shkojnë brenda muajit janar, ky proces do të jetë falas. Kompania përfundon përditësimin e të dhënave në 2016-ën, por ata të cilët rinovojnë dokumentin pas datës 31 janar do të paguajnë një vlerë prej 14 mijë lekësh të rinj. Sportelet e kompanisë këtë javë, do të jenë hapur deri në orën 20:00, përfshirë dhe fundjavën, thuhet ën një njoftim të OSSHE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY