Oerd Bylykbashi, ftesë zyrtare Kryeministrit për tu takuar me kreun e PD

Oerd Bylykbashi, ftesë zyrtare Kryeministrit për tu takuar me kreun e PD

81
0
Shares

Oerd Bylykbashi, negociatori i kryetarit të PD-së për takimin me kryeministrin Edi Rama ka kontaktuar stafin e kryeministrit, për të përcaktuar modalitetet e takimit që mund të zgjidhin krizën politike. Bylykbashi i ka paraqitur një shkresë zyrtare stafit të kryetarit të qeverisë përmes së cilës i kërkohet që të negociojë paprakrakisht me një person të kabinetit për modalitetet e takimit mes liderëve. Në këtë letër-kërkesë, Bylykbashi ka propozuar që vetë ai dhe një zyrtar i stafit të Ramës të bisedojnë paraprakisht për të rregulluar tryezën e dialogut. Mësohet se Bylykbashi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e stafit të kryeministrit.
Teorikisht, bisedimet mes palëve dhe zgjidhja e krizës duhet të ndodhë para datës 10 prill. Kjo datë shënon edhe afatin e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ ndërsa afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore skadon më 19 prill.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY