ALARMI/Virusi “zika” vjen në breg të Adriatikut

ALARMI/Virusi “zika” vjen në breg të Adriatikut

71
0
Shares

Panik për virusin latin “zika” edhe në vendet e Adriatikut.

Të paktën një prej vendeve që lagen nga ky det, Italia, mendohet se ka një të sëmurë për shkak të këtij virusi.

Sipas “Tgcom” bëhet fjalë për një murgeshë 70-vjeçare, e cila ishte kthyer pak ditë më parë nga Kolumbia, për një mision kushtuar fëmijëve, Ajo është shtruar në spital dhe sipas mjekëve dyshohet se mund të jetë e prekur nga virusi. 70-vjeçarja është shtruar në një spital në Romë.

Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se Zika mund të përhapet me shpejtësi në Amerikë. Ndërsa presidenti Barack Obama ka apeluar që të përshpejtohen kërkimet për gjetjen e vaksinës. Deri më tani janë disa raste të zbuluara në Europë, si në Britaninë e Madhe, Portugali, Spanjë, Danimarkë dhe Finlandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY