NUDO/Ja si e presin në Paris Presidentin iranian

NUDO/Ja si e presin në Paris Presidentin iranian

112
0
Shares

ruhani ne paris

ruhani paris 11

Një aktiviste e Levizjes ndërkombëtare të të drejtave të grave “Femen” në Paris ka protestuar topless kundër vizitës së presidentit të Iranit, Hassan Rouhani në kryeqytetin francez.

Një vajzë lakuriq u var simbolikisht në një urë këmbësorësh në Paris, ndërsa në trup kishte të pikturuar flamurin Iranian. Përgjatë urës ishte vendosur edhe banderola “Mirë se vjen Rouhani, ekzekutor i lirisë”.

Zëdhënësja e lëvizjes “Femen”, Sarah Constantin shpjegoi se kjo protestë ka për qëllim të risjellë në vëmendje faktin se çdo vit në Iran më shumë se 800 njerëz dënohen me vdekje, vetëm për faktin se janë “mendimtarë të lirë”.

Irani është duke finalizuar një marrëveshje për të blerë mbi 100 avionë pasagjerësh Airbus në Francë, si edhe pritet të nënshkruajë disa marrëveshje në fushën e shëndetësisë, bujqësisë dhe mjedisit.

Presidenti Rouhani iu tha biznesmenëve francezë se Irani është i hapur për investime, ndërsa vijon udhëtimin e tij të parë në Europë pas heqjes së sanksioneve nga perëndimi pas për marrëveshjes bërthamore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY