Tre hajdutët shqiptarë në Rimini, 350 vjedhje në 2 muaj

Tre hajdutët shqiptarë në Rimini, 350 vjedhje në 2 muaj

193
0
Shares

Tre hajdutët me “produktivitetin më të lartë” në Itali u arrestuan nga policia italiane.

Dy shqiptarë dhe një italiane kryenin deri në 10 vjedhje në tre orë duke u kthyer në tmerrin e Riminit ku edhe zhvillonin ‘biznesin” e tyre. Sipas policisë vetëm gjatë muajve dhjetor dhe janar kanë vjedhur më shumë se 350 sende me vlerë.

Por njëri prej të arrestuarve, Blerim Halili, 35 vjeç, ishte ndërkohë i dënuar për vrasje dhe ishte pa dokumenta në Italia.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia ndaloi makinën e drejtuar nga Nikaj duke vënë në pranga atë dhe shtetasen italiane e cila ishte ulur në sediljet e pasme. Kurse Halili, i cili ishte ulur në vendin e parë si pasagjer arriti t’i ikte policisë.

Kjo nuk ishte surprizë për policinë italiane pasi ai njihet si “Jury Chechi i keq” (Juri Chechi gjimnast i njohur italian”, pasi është i aftë të ngjitet në katin e tretë të një ndërtesa pa doreza.

Por më pas u zbulua vendndodhja e tij në Napoli, ku u kap në një hotel.

Si “magazinë” për objektet me vlerë shërbente apartamenti i një shtetase italiane në Rimini, e cila ka përfunduar gjithashtu në pranga. E arrestuara është Stefania Longhi, 43 vjeçe, e cila rezulton e dashura e Halilit. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar është Françesko Nikaj, 28 vjeç.

Policia gjeti në apartamentin e italianes bizhuteri,kompjutera, ora, argjendurina, para, portofola dhe sende të tjera me vlerë.

rimini vjedhjet

rimini hajdutet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY