Fill pas lajmit për kandidimin e Ndocaj vetë ai ka konfirmuar indirekt nëpërmjet një statusi në Facebook se do te përfshihet ne gare:
Ja deklarata e Ndocajt:
“Po qarkullone nje lajm ne lidhje me mundesine e garimit te z. Ndocaj per Kryetar te PS.
Hyrja e statutit te PS fillon me nenvizimin se Demokracia e brendshme eshte shtylla kryesore e funksionimit te PS.
Tashme kemi nje date te caktuar ne lidhje me zgjedhjen e Kryetarit te ri ose rikonfirmin. Kjo date eshte 19 Mars.
Gara demokratike dhe garimi jane pjese te rendesishme qe e shendoshin PS.
Askush nuk duhet te kete fobi per kandidimet si dhe kushdo qe mendon se mund te jap dicka te re mund e duhet te garoje per Kreun e PS.
Rrugetimi i z. Ndocaj nga 2013 deri me sot ka qene relativisht i gjate dhe i ndryshem nga te tjeret.
Ne rrugetimin e tij z. Ndocaj ka pare shume gjera te papelqyera te politikes shqiptare.
Nje fryme e re eshte ne sherbim te nje politike te re e ne sherbim te qytetareve.
PS mbetet partia me e madhe ne vend me potenciale te jashtezakonshme.
Qytetaret ne keto tre muaj e kane frymezuar z. Ndocaj per te marr pergjegjesi e iniciativa me te rendesishme se sa ajo e mandatit te Deputetit.
Mandati i deputetit ne nje loje politike te nbyllur eshte i pamjaftueshem per te kontribuar ne proceset e rinovimit te mendesise politike e modelit politik shqiptare.
Cdo angazhim i konfirmuar nga Ndocaj do te jete serioz e do te shkoj deri ne fund.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/