Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në PPE: Rama nuk e do reformën në drejtësi, korrupsioni dhe krimi qeveritar kanë fundosur Shqipërinë

29/01/2016
Basha në PPE: Rama nuk e do reformën në drejtësi, korrupsioni dhe krimi qeveritar kanë fundosur Shqipërinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.
Gjatë punimeve të asamblesë zoti Basha u prit në një takim nga Presidenti i Partisë Popullore Europiane Joseph Daul si dhe u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz, me Zëvendëspresidentin David Mecalister, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian Elmar Brok dhe personalitete të tjerë.
Në këto takime si dhe ne fjalën e tij në Asamblenë Politike, kryetari i opozitës është ndalur te kriza ekonomike që ka mbërthyer vendin, niveli i lartë i korrupsionit, reforma në drejtësi, dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Ashtu siç thekson edhe Komisioni Europian në raportin e tij për ekonominë e Shqipërisë grumbullimi i të ardhurave buxhetore mbetet shqetësuese për shkak të korrupsionit të lartë. Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet. Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62 % në 74 % . 1.1 miliard euro ka marrë borxh qeveria, tha Basha dhe sot nuk asnjë investim publik, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, nuk ka as rritje pagash e pensionesh, as më shumë fonde për personat në ndihmë ekonomike, përkundrazi është ulur pagesa për papunësinë ndërkohë që është rritur papunësia, siç raporton Komisioni Europian.
Kryetari i Partisë Demokratike është ndalur dhe te niveli i lartë i korrupsionit. Basha theksoi se 1 miliardë euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, 400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderët, prokurimet dhe koncesionet korruptive të cilat gjithnjë fitohen nga familjarët, miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe ministrave të tij.
Basha u ndal dhe te krimi i organizuar. Bandat janë ato që bëjnë ligjin, theksoi Basha sepse kanë mbështetjen e pushtetarëve. Kjo situatë e paprecedentë në këto 25 vite e bën dhe më të domosdoshme dhe imediate reformën në drejtësi e cila është peng i vullnetit të munguar të Edi Ramës. Vetë mazhoranca tha Basha, është e përçarë në dy drafte pasi Rama nuk do konsensus, sepse synon kapjen politike të drejtësisë. Kjo, theksoi lideri i opozitës, do të ishte fatale për vendin sepse përtej kapjes politike do ta vendoste drejtësinë në funksion të bandave dhe krimit që sot bëjnë ligjin në vend.
Partia Demokratike është e vendosur për reformën në drejtësi pasi ajo është përcaktuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sy problemet më të mprehta të Shqipërisë nën qeverisjen Rama dhe njëkohësisht dy kushte për integrimin europian të vendit.
Basha ka marrë mbështetjen e plotë të  PPE për aksionin opozitar në përpjekje për të ndalur të keqen që ka mbërthyer vendin, krizën ekonomike, korrupsionin dhe krimin që bën ligjin si dhe për ti ofruar Shqipërisë një vizion europian përmes një qeverisje të re të dalë nga vota e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debatet në mbledhjen e kryesisë. Salianji, do vazhdoj takimet, Noka përgjegjësi për firmat e PD për Avokatin

Reagon Salianji pas refuzimit të dokumentave të garës për kreun e PD

01/05/2026
Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.