Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET E HETIMIT/ Gjurmët e gjakut në ML zbuluan Denis Shtrazën

29/01/2016
DETAJET E HETIMIT/ Gjurmët e gjakut në ML zbuluan Denis Shtrazën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krimë të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Denis Shtraza, si edhe ka marrë lejen nga gjykata për një shtetas tjetër, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku, (oficerin e policisë Ervin Dalipaj) ndodhur në 6 janar 2016, në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:

Në dt. 7 janar 2016 është gjetur në zonën e Fushë-Krujës trupi i pajetë i shtetasit Çollaku. Ky i fundit ishte rrëmbyer një ditë më parë në qendër të Durrësit nga disa persona, të veshur me simbole policie.

Sapo ka marrë njoftimin për këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle për personat e dyshuar. Ndër këto veprime, është ndaluar dhe kontrolluar mjeti tip ML, i cili drejtohej nga shtetasi Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër.

Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësisht të lirë.

Ndërkohë, nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe kqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza. Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifikuese.

Po ashtu, nga ekspertiza mjetit tip ML, në pjesën e pasme të saj, u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se këta persona duhet të kenë qenë pjesë e pengmarrjes dhe vrasjes së shtetasit Çollaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026
Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

06/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

06/07/2026
Botërori 2026, përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste

Botërori 2026, përcaktohen dy çiftet e para çerekfinaliste

06/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

Zbardhet dëshmia e ish ministrit Oketa: Nuk kishim interes për pronën e ‘Partizani’

06/07/2026
Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

Berisha: U zhdukën 130 mln euro nga djegësi i Tiranës dhe askush në pranga

06/07/2026
SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

SAMI NEZA/ Pse asnjë gabim në protestë nuk favorizon Ramën

06/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.