Edi Rama te Mamaqi, rrefen rrahjen e Peleshit, foto nudo dhe femrat

Edi Rama te Mamaqi, rrefen rrahjen e Peleshit, foto nudo dhe femrat

1755
0
Shares

Edi Rama ishte i ftuar sonte në emisionin e Ermal Mamaqit “6 Ditë pa Ermalin” në “Digitalb” ndërsa ka treguar disa histori rreth momenteve më publike të tij, përfshirë edhe atij më publikut ndër të tjera, fotove nudo.

Pjesë të intervistës janë në vijim:

Po pse rrahe Niko Peleshin more burrë?

Mamaqi: Flitet lart e poshtë që ti ke rrahur Niko Peleshin. Pyetja ime nuk është a e ke rrahur apo jo, po pyetja është: po pse Nikon more burrë? A ka njeri më të mirë se Niko?

Rama: Po kush t’i thotë këto more Ermal? Ku i dëgjon?

Mamaqi: Më kanë thënë, janë info që kanë dalë nga brenda

Rama: Nga qytetari dixhital? Nëse do të informohesh nga qytetari “Digitalb”, OK.

Mamaqi: Ti këtë qytetarin “dixhital” e ke takuar ndonjëherë, që thotë Berisha që më tha qytetari digjital ashtu e kështu?

Rama: Kush e thotë këtë Berisha, kryetari i partisë tënde?

Mamaqi:Është lider, por jo kryetari i partisë.

Rama: Kush është kryetari i PD-së?

Mamaqi:Pse, s’e di ti? Është Lul Basha, një njeri i gjatë, më simpatik se ju.

Rama: Ku punon?

Mamaqi: Ka punuar në Bashki. Madje, kemi vënë një bast atëherë për një drekë, po që atë ditë që fitoi Luli, unë nuk ha më drekë, ha vetëm mëngjes dhe darkë, dhe pres të ha drekën.

Rama: E pranoj, gjetje e bukur.

Për foton me makaronat:Isha emigrant

Mamaqi:Kemi një defekt, mos e kthe kokën nga monitori.(Për foton e njohur me pjatën me makarona

Rama: E çfarë do të thuash me këtë ti?

Mamaqi: Nuk e di çfarë do të thotë regjia, po pirun është ai apo sfurk?

Rama: Pirun!

Mamaqi: Meqë doli kjo foto, doja të bëja një pyetje: në Parlament, kush mbahet që ha më shumë makarona? Po për foton, si ndodhi kështu?

Rama: Kisha fituar ca baste dhe m’i dhanë makaronat përnjëherë. Në fakt, kemi qenë në Francë këtu, mund të ketë qenë viti 1993 ose 1994. Ishim një grup i madh shqiptarësh për një festival kulturor, në një qytet të vogël. Qyteti mobilizohej për festivalin dhe të gjithë ishin të angazhuar dhe në atë mensën ku shkonim ne për dreka e darka shërbenin disa vajza e djem vullnetarë. Mirëpo sillnin pjata të përmbajtura franceze dhe shqiptarët filluan pak nga pak të axhitohen, dhe një ditë të bukur veçse kur e pamë veten duke u rënë pjatave si “Lulëkuqet mbi mure”, duam mish e duam makarona. Se ata sillnin sallata.

Mamaqi: Ju çfarë funksioni kishit në këtë kohë?

Rama: Unë refugjat. Në fund fare protesta pati impaktin e duhur. Një darkë na sollën aq shumë makarona dhe mish. Ndërkohë që kapuçin e vura se në atë kohë zhvillohej lufta në Bosnjë dhe kishte një mungesë solidariteti për shkak se ishte një luftë ku ishin përfshirë myslimanët, dhe unë kapuçin e vura për të thënë që jam mysliman.

Mamaqi: Në fakt, dukesh më shumë si taleban.

Rama: Po mirë, pra, kjo ishte lidhja.

Mamaqi: Kthehemi te pyetja për Parlamentin. Kush ha më shumë makarona

Rama: Të paska marrë malli për makarona, më duket.

Mamaqi: Këtu i ke pasur bolonjeze ti?

Rama: Ha ti, se i mbaj unë me muhabet këta.

Mamaqi: Ilir Metës duket se ia kanë ndërprerë makaronat prej shumë vitesh. Se është bërë gjysmë njeriu, duket gjithmonë sikur është në profil dhe kur rri drejt. E kisha fjalën për kuptimin e babëzisë, kush mbahet për ngrënie makaronash?

Për fotot nudo: Më ka marrë malli ta bëj prapë

Mamaqi: Kështu e kanë, e marrin personale, sikur ia ke çuar me mesazh atij që e sheh! Mos! Ktheje kokën! (Në sfond fotoja nudo e Ramës.)

Rama: Hajde mo, ulu, mos ki turp!

Mamaqi: Thashë se do mërziteshe dhe do ikje!

Rama: Kush unë, të iki, pse? Mos u shqetëso fare. Bile pse e vesh atë, hiqe fare!

Mamaqi: E di çfarë halli kam, se mos e merr me qejf dhe fillon e del nudo te Fadili.

Rama: Tani radhën e ke ti, unë të miat i kam bërë. S’ma arrin dot. Po më dëgjo mua, bëje para se të futesh në politikë, se pastaj do rrish me kostum gjithë jetën.

Mamaqi: Jo, nuk futem, ma kanë bërë ofertën, por s’e kam pranuar.

Kam një pyetje, se këtë foton, për fat të keq, e kam parë të paprerë. Te kjo pjesa nga këtu e lart, mos është “photoshop”?

Rama: Jo mo, jo, unë. Unë jam dora vetë, por kur isha i ri, ose më i ri.

Mamaqi: Të ka marrë malli

Rama: Ufff!

Mamaqi: Do shtrihesh pak? Të ka marrë malli të shthuresh ndonjëherë sikur ishe i ri?

Rama: A të rren mendja, thua ti? Jo, jo, nuk më rren mendja!

Mamaqi: Ti e bën plazhin në Qeparo, se atje nuk ka plazhe të sigurta?

Rama: Në Qeparo, po me polici. I ke parë policët e rinj që dalin me biçikleta dhe pantallona të shkurtra

Mamaqi: Pse s’merrni “Bayëatch”?

Rama: I kemi, pra, vdiqëm duke i kërkuar Albana Vokshit, por s’pranon.

Për punë femrash

Shiko, mund të themi se ke qenë bandill kur ke qenë i ri, në raport me femrat?

Rama: Nuk mund ta thuash.

Mamaqi: Çfarë i thoshe ti një femre në takimin e parë?

Rama: Në atë kohë kjo ka qenë pikëpyetje e madhe. Po do kujtoj një këshillë të shokut tonë më të madh që na mësonte si të silleshim me femrat. Bëni kujdes se femra është si një gropë e padukshme, ku të gjithë hedhin lopatat e veta, puna është kush hedh lopatën e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY