KLSH zbulon 911 milionë euro abuzime nga administrata për 2015-n

KLSH zbulon 911 milionë euro abuzime nga administrata për 2015-n

53
0
Shares

911 milionë euro janë shkeljet e kryera nga administrata gjatë periudhës 2013-2015.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publike ditën e djeshme shkeljet dhe abuzimet, në përfundim të gjitha kontrolleve që ky institucion ka kryer vitin e kaluar. Për dëmin që u është shkaktuar buxheteve në këto viti, nga KLSH-ja janë bërë 51 kallëzime penale dhe janë rekomanduar 1590 masa administrative.

Shkeljet nga tatim-taksat llogariten 92 milionë euro. Sipas raportit, dëmi është shkaktuar nga evazioni fiskal në hidrokarbure apo nga mospagimi i taksave vendore, apo mosllogaritjes së gjobave dhe detyrimeve tatimore. Në dogana, dëmi i shkaktuar llogaritet 31 milionë euro për shkak të moszhdoganimit të mallrave dhe mosarkëtimit të të ardhurave nga renta minerare.

Nga prokurimet, dëmi i shkaktuar llogaritet 99 milionë euro. Fatura më të lartë të dëmit të shkaktuar në raportin e KLSHsë është shkaktuar nga marrëveshja e privatizimit të kompanisë CEZ. Dëmi llogaritet në vlerën e 479 milionë eurove dhe KLSH-ja ka rekomanduar ngritjen e komisionit “ad-hoc” me ekspertë të pavarur për llogaritjen e dëmit. Shkeljet janë zbuluar edhe në fushën e urbanistikës.

Sipas KLSH-së, nga mosarkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shumë bashki të vendit, dëmi llogaritet 462 mijë euro. 2 milionë euro llogaritet dëmi nga shpërblime, ku, sipas raportit, shumë institucione shtetërore kanë ndarë shpërblime padrejtësisht për festat e fundvitit.

Gjithashtu shkelje janë zbuluar edhe në dhënien e pagave për punonjësit e institucioneve buxhetore me dëm që llogaritet 346 mijë euro. KLSH-ja llogarit dëme të shkaktuara edhe nga zëra të tjerë të buxhetit në vlerën e 38 milionë eurove. Kontrollet për dëmet e zbuluara janë kryer në vitin 2015, por periudha financiare e kontrolluar i përket periudhës 2013-2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY