Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Berisha ka bërë proteta dhe jo pak kundër qeverisë së PD dhe vendimeve të saj në vitet 1992-1996.
Në një cikël fotosh të publikuara në Facebook, Malltezi tregon se si ai dhe miqtë e tij pro mjedisit protestuan kudnër ngritjes së Sheratonit etj në zona që atëherë ishin jeshile.
“Kur protestonim per mbrojtjen e mjedisit ne vitet 1992-1996. Ne protesten me kundragaz bllokuam rrugen para ish Ministrise se Mjedisit dhe Shendetesise ne 1994. U ulem ne bulevard para bashkise ne 1995 duke kerkuar masa per cilesine e ajrit. Protestuam edhe per mos lejimin e ndertimit te Sheratonit ne Parkun e Tiranes ne 1994 por ishim pak dhe nuk e mbrojtem dot. Pas gradacelave mbi lulishte, sot duan ta kafshojne prape Parkun e Madh. Do e mbrojme apo deshtojme? Cfare do ju leme femijeve?”, shkruan Malltezi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/