Eshtë arrestuar pas katër muajsh kërkime nga autoritetet italiane Besim Muha, 40 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë një nga furnizuesit kryesor me heroinë, të bosit të drogës në Verona, Roberto Mengardo.
Mengardo u arrestua nga policia italiane shtatorin e vitit të shkuar, si koka e një rrjeti të organizuar droge që vepronte në Verona, Pioveze dhe Bruxhine. Ai ndodhej në Brindizi teksa po priste të merrte një ngarkesë prej 30 kilogramësh heroinë, e cila kushton plot 420 mijë euro.
Në Portin e Brindizit ishte shqiptari Muho, i cili kishte dalë garant për drogën. Mirëpo ai arriti t’u shpëtonte policisë. Kanë qenë përgjimet telefonike që kanë zbardhur përfshirjen e Muhos në organizatën kriminale të Mengardos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/