Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Adriatik Llalla: Ja si u zbulua Spiro Ksera, një ministër aktual nën hetim

02/02/2016
Adriatik Llalla: Ja si u zbulua Spiro Ksera, një ministër aktual nën hetim
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Top Story” nisi për herë të parë transmetimet për ditën e hënë dhe i ftuar në këtë takim të parë, ishte Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla. Kreu i akuzës shqiptare bëri për herë të parë publike disa nga fazat e hetimit ndaj ish-ministrit të arrestuar, Spiro Ksera.
Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se gjithçka u zbulua nga ish-shefi i kabinetit, i arrestuar më parë. Ai pranoi, pavarësisht se në mënyrë të përgjithshme, se në hetime janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë aktualë.

Ku janë hetimet për rastin “Ksera”?
Janë edhe dy masa të tjera që priten të ekzekutohen nga ana e policisë, mund të ketë edhe të dyshuar të tjerë, por deri në këtë fazë janë këta të dyshuar.

A ka pasur presion politik dhe pse u mor tani vendimi?
Rasti ka një të veçantë, çështja ka nisur mbi bazën e kallëzimit të KLSH mbi ish-drejtorin e kabinetit të Kserës që po vuan dy dënime. Gjatë hetimeve të rastit, prokuroria arriti të zbulonte se krahas veprimeve të kundërligjshme të drejtorit të Kabinetit ka edhe shkelje të tjera ligjore nga ana e kësaj ministrie, përfshirë edhe ministrin Ksera. Hetimet çuan në zbulimin e kësaj afere korruptive.

A ka pasur presion politik?
Nuk ka asnjë rast presioni politik ndaj prokurorisë. Vendimi për masën e arrestit është marrë pas përfundimit të hetimeve.

Çështja “Fullani” pse shkoi drejt mbylljes dhe a pati një tejkalim, s’po them të qëllimshëm, por të rastësishëm afati rekursi?
Të mos vëmë Prokurorinë në qendër të akuzave këtu. Rasti Fullanit, prokuroria vijoi hetimet. Ka kërkuar dënimin e tij si në Shkallën e Parë dhe në Apel, që vlerësuan se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar. Në këto rrethana pasi u shqyrtuan hetimet tona, nuk u gjetën shkaqet për rekursin. Ishte një mbyllje logjike nga ana e Prokurorisë.

Në intervistën tonë të fundit keni thënë që po hetoni në rang zyrtarësh të lartë ish ministra dhe ministra aktualë. Pas një viti e gjysmë kemi rastin Ksera, do të kthehet në precedent? Do të kemi arrestime të tjera?
Hetimet duan kohën e tyre. Prokuroria ka mjaft raste në proces hetimi në nivele edhe të larta. Edhe zyrtarësh aktualë. Vijojnë hetimet dhe do të vendoset më vonë se ca do të  bëhet.

Po hetoni një ministër, ka zhvillim në këtë drejtim?
Vijojmë hetimet dhe në atë rast ku gjenden prova hetimet vijojnë, ndërsa mjete të tjera si hetimet e specializuara duan kohën e tyre. Të gjitha rastet kur kemi arrestuar deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë kemi gjetur mbështetjen e Kuvendit. Nuk është pengesë për ne imuniteti i zyrtarëve.

Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj foli se nuk ka një reagim në të njëjtën valë cilësie dhe sasie nga prokuroria për paditë e KLSH-së…
E rëndësishme për gjithë institucionet shqiptare është që të bashkërendojnë punën e tyre. Nuk duhet që institucionet të sulmojnë njëri-tjetrin. Prokuroria nuk shqetësohet nga deklarimet publike të asnjë subjekti tjetër. Jemi të bindur se vendimmarrjet tona janë të drejta. Kreu i KLSH mund të njihet me vendimin përfundimtar. Në rastin e KLSH, kemi marrëdhënie korrekte dhe nuk kemi pasur reagime të tij për vendime të prokurorëve. Mjaft kallëzime të KLSH pas auditimeve janë hetuar, kanë përfunduar dhe janë dërguar për gjykim dhe shumë zyrtarë vuajnë dënimet përkatëse.

Për 920 milionë dollarë dëm foli KLSH. Kjo lidhet edhe me një çështje të madhe, siç është ajo e CEZ, si po shkojnë hetimet?
KLSH ka ekspertizën më të mirë në vend për të gjetur shkeljet dhe mund t’i vijë në ndihmë institucionit tonë në këtë hetim. Hetimi për rastin konkret është bërë publik dhe një pjesë është dërguar në për gjykim dhe një pjesë është ende nën hetim.

Pas një viti e gjysmë, përveç Kserës nuk kemi tjetër, a do kemi arrestime të bujshme të këtij niveli?
Është fakt që nuk është vetëm rasti i tij. Prokuroria ka vënë me dhjetëra zyrtarë para gjykatës. Një pjesë e dënuar dhe një pjesë kanë përfunduar gjyqet. Detyra jonë është të mbledhim prova dhe t’i dërgojmë para gjykatës që vendimmarrjet të mos jenë të njëanshme.

Marrë me shkurtime nga “Top Story”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.