Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Avionët Mig-19, mund ta blesh një në Gjadër

02/02/2016
Avionët Mig-19, mund ta blesh një në Gjadër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr në ankand 36 avionë luftarakë dhe katër helikopterë. Shitja e këtyre mjeteve luftarake do të bëhet për përdorim jo ushtarak, sqarohet në njoftimin e ministrisë. Ankandi do të jetë publik dhe do të organizohet më 22 shkurt tek Drejtoria e Ankandeve dhe Prokurimeve. Nga ky ankand Ministria e Mbrojtjes synon të nxjerrë mbi 61 milionë lekë nga shitja e tyre, sipas Panorama.

Avionët MiG – 19, janë më të shtrenjtët pasi kanë një çmim fillestar prej 1.9 milionë lekë. Në shitja janë 10 avionë të tillë të cilët ndodhen në bazën ajrore të Gjadrit.

Avionët MiG-19 janë prodhim rus i vitit 1953 që NATO i njeh me emrin “Fermeri”. Ata janë prodhim i gjeneratës së dytë, kanë vetëm një vend dhe janë më dy motorë. Ky ishte avioni i parë i Rusisë që mund të arrinte një shpejtësi supersonike në fluturim

Ndërsa avionët më të lirë janë Jak-18, ku janë nxjerr 6 të tillë në shitje dhe kanë një çmim fillestar prej 1.1 milionë lekë. Avionë të tillë ndodhen në bazën ajrore të Kuçovës.

Në shitje janë dhe katër helikopterë po rus, Mil Mi-4. Ky lloj helikopteri përdoret për shërbim ushtarak dhe civil për rol transportues.

Shqipëria ka pasur një flotë luftarake ajrore relativisht të madhe me avionë luftarakë, të tipeve MiG 15, MiG 17, MiG 19 dhe MiG 21.

Avioni MiG për herë të fundit ka fluturuar në Aeroportin e Kuçovës, në nëntor të vitit 2004.

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, ka urdhëruar që në muajt e parë të 2015 fillimin e procedurave ligjore për shitjen me ankand për qëllime muzeale, skrap, etj, të stokut të avionëve “MiG” që Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë trashëguar prej Luftës së Ftohtë.

Avionët në fjalë pas demilitarizimit të tyre dhe pas veçimit të pjesës që do të mbahet për muzeumet shtetërore të vendit tonë, pjesa tjetër tashmë është ofruar për shitje me ankand koleksionistëve dhe të gjithë subjekteve të interesuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.