Shëndetësi falas…?! Pse jo…, kur në spitale mungon edhe holluesi gjakut!

Shëndetësi falas…?! Pse jo…, kur në spitale mungon edhe holluesi gjakut!

120
0
Shares

Spitali Universitar i Traumës prej dy ditësh ka mungesë të Fraxsiparinës ose thënë ndryshe të holluesit të gjakut, që i nevojitet çdo pacienti, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo mungesë, si edhe shumë të tjera nëpër spitale, e bëjnë më “reale” mjekësinë falas. Ministri e kryeministri mund të mburren me “shëndetësi falas” se e kanë bërë realitet…, pavarësisht problemit “shumë të vogël”, sipas të cilit për deri sa janë falas “kanë mbaruar”, ose thjesht “nuk ka”. Me këtë logjikë, ëpr deri sa në spital as nuk falet as nuk shitet gjë, ministri e kryeministri mund të vetëkënaqen me “shëndetësinë falas”.

fraxv

Fraxiparina

Reagimi mjekëve
Mjekët e spitalit thonë për “Gazeta Shqiptare”, se ky është një medikament jetik dhe themelor për këta persona, pasi është i domosdoshëm për të parandaluar trombozat.
“Kemi dy ditë që jemi të detyruar t’u themi familjarëve të pacientëve ta blejnë vetë në farmaci këtë ampulë. Ai është një injeksion i domosdoshëm që i bëhet çdo pacienti të operuar, injektohet nën lëkurë e nevojitet për një kohëzgjatje 2-3 javë pas operacionit. Fraksiparina hyn te medikamentet themelore dhe jetike, ndërkohë që në spital nuk kemi asnjë derivat tjetër që mund ta zëvendësojë”, shprehen mjekët e këtij spitali.
Nga ana tjetër, ata shtojnë se një ampulë në tregun farmaceutik varion nga 400-700 lekë.
“Çdo pacienti, pas ndërhyrjes kirurgjikale i duhet një ampulë në ditë, ndërsa sa i takon çmimet, më i liri kushton 400 lekë, ndërsa më i shtrenjti 700 lekë”, sqarojnë mjekët.

Përgjegjësia…?!
Gjithashtu, ata shprehen të shqetësuar, sepse me ndryshimin e strukturës së spitalit, nuk kanë informacion se ku duhet të drejtohen për ta kërkuar medikamentin: pranë Ministrisë së Shëndetësisë apo pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo pasi, përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, që mban datën 2 dhjetor 2015, Spitali Ushtarak i Forcave të Armatosura u transformua në Njësinë e Mjekësisë Ushtarake (NJMU), pranë Spitalit Universitar të Traumës (SUT), të cilët u integruan në një strukturë të bashkuar spitalore me emërtimin “Spitali Universitar i Traumës”.

Reagimi i MSH
Ndërkaq, të kontaktuar nga “GSH”, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë thanë se mungesa ka ardhur si pasojë e vonesës së dorëzimit të këtij medikamenti në kohë.
“Tashmë janë kryer procedurat e prokurimit, ndërkohë që shkak për situatën te Spitali i Traumës është bërë vonesa e dorëzimit pas prokurimit. Besojmë se brenda pak ditësh do të bëhet furnizimi i domosdoshëm”, u shprehën përfaqësues të MSH-së.
Ndërkohë që, në lidhje me ndryshimin e strukturës së këtij spitali, ministria sqaron se kjo nuk ka lidhje me mungesën e krijuar dhe se furnizimi me ilaçe i këtij spitali do të vijojë të kryhet ashtu sikurse në të kaluarën. Kjo pavarësisht faktit se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për vitin 2016 nuk ka nënshkruar një kontratë me Spitalin Universitar të Traumës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY