DEBATI/ LSI edhe kundër shkrirjes së Urgjencës, mungon Beqaj në komision, Vasili...

DEBATI/ LSI edhe kundër shkrirjes së Urgjencës, mungon Beqaj në komision, Vasili “shuan” sherrin mes deputeteve femra

80
0
Shares

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka qenë kritikë për urdhrin e shkrirjes së Urgjencës së Tiranës. Në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, Vasili ka kërkuar që ky urdhër të pezullohet, ndërsa sugjeroi “të bëhet shtrirja në tavolinë e skemës se cila do jetë urgjenca kombëtare, logjistika që do e shoqërojë, fondet dhe kohët me të cilat ky projekt merr pamjen e tij të plotë. Ky është detyrim, 140 deputetët e parlamentit nuk e dinë fare se si do jetë urgjenca kombëtare, nëse nuk i dinë, është një problem shumë i madh. Çfarë kemi për të fshehur këtu ne?”, u shpreh deputeti i LSI në komision.
Në fjalën e tij ai vuri në dukje se ku gabon Ministria e Shëndetësisë.
“Gabon në faktin se konsekuenca e ligjit do të thotë efikasitet më i lartë, Urgjenca kombëtare, qendër që s’ka përfunduar ende, dhe s’ka marrë funksionet e saj ende, ndërkohë që s’kemi kokën, po shpërbëjmë pjesët e trupit? Ne trurin se kemi, urgjenca e re kombëtare sic ishte ideuar do kishte një kokë…themeli i urgjencës që do ndërtohej do kishte një princip që me marrjen e sinjalit të aktivizonte urgjencën më të afërt..për një koordinim sa më të mirë, ky është themeli,urgjencës që ishte më afër ti jepte sinjalin për të arritur, gara e urgjencës është vetëm një, minuta më të pakta për të mbërritur tek rasti. Kush fillon bën filozofira do ti duket vetja si shkencëtar, s’është shkencëtar, është një njeri që flet fjalë boshe”, u shpreh Vasili.
Ndërkohë ndërsa Komisioni i Shëndetësinë ishte mbledhur për të diskutuar për urdhrin e shkrirjes së Urgjencës së Tiranës, më herët, deputetët kanë pasur debate midis tyre. Shkak ka qenë mungesa e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Kryetarja e këtij komisioni, deputete e PD-së Albana Vokshi, e ka quajtur të pajustifikuar dhe shkelje të ligjit mungesën e ministrit të Shëndetësisë, në këtë dëgjesë me mjekët e urgjencës.
Në mbrojtje të ministrit ka dalë deputetja socialiste Klodiana Spahiu e cila tha se në këtë orar ministri ndodhet në mbledhje qeverie.
U desh ndërhyrja e deputetit të LSI-së Petrit Vasilit që debati të zhvendosej te rendi i ditës, te dëgjimi i profesionistëve të Urgjencës.
Në emër të tyre, mjeku i urgjencës Dritan Koçia tha se ky vendim ishte i befasishëm për ta kur prisnin vënien në zbatim të një tjetër projekti, atë të krijimit të Urgjencës Kombëtare, që do të thoshte zgjerim dhe jo shkrirje.

Debati në Komision


Albana Vokshi: Me mungesën e tij ministri shpërfill mjekët profesionistë. Donim të dinim kush është fati i urgjencës pse ka shkelur ligjin ministri? Të na jepte informacione. Shpreh keqardhje për mungesën e ministrit Shkelje flagrante e rregullores, e Kushtetutës.
Klodiana Spahiu: Keni sjellë një peticion në 01. 02. 2016. Kemi qenë bashkëpunues me bluzat e bardha, janë marrë në konsideratë kërkesat tuaja. Mbledhja sot e komisionit shkel të gjitha rregullave. Çdo qytetar e di që ditën e mërkurë në orën 11:00 është mbledhje qeverie. Një seancë dëgjimore si mund të thirret një ministër kur është mbledhja e qeverisë?
Albana Vokshi: Ja dhamë të drejtën të vinte në orën që donte
Klodiana Spahiu: Ulni tonin dhe mundohuni të jeni korrekte kur shpjegoheni. Unë dua të sqaroj mjekët
Albana Vokshi: Ti mos mbro atë që është e pambrojtshme
Klodiana Spahiu: Pranoni që keni vendosur një mbledhje kur ministri s’vjen dot
Albana Vokshi: Më refuzoi në mënyrë sistematike, u tall më tha të dëgjoj në datë 15 apo 16 kur urdhri ka dalë në 1 shkurt. Nuk e mbron dot shkeljen e Kushtetutës.
Petrit Vasili: Jemi për një çështje që ka sensibilitet, shqetësimi i profesionistëve. Nuk ka interes askush të dëgjojë këto, të futemi në temën e diskutimit, lëreni debatin, unë i pari ngrihem e iki. Kam ardhur të dëgjoj shqetësimet.
Albana Vokshi: Njoftimi është bërë që do ishte ministri këtu, nuk është serioze janë njoftuar të gjithë që do ishte ministri. Na mblodhi interesi i publikut është shpërbërë urgjenca e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY