Një grindje mes adoleshentëve, ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Grindja ka ndodhur mes gjimnazistëve të shkollës së mesme në Kastriot të Dibrës. Për motive ende të pa zbardhura, V. M.,dhe I. M., kanë goditur me mjete të forta bashkëmoshatarin e tyre O. H., 17 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë, në koma, dhe se pritet që me helikopter të transportohet drejt Spitalit ët traumave në Tiranë.
Polica ende nuk jep informacion për shkaqet e grindjes, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/