URGJENCA/ Ilir Beqaj shmang ballafaqimin me deputetët, por jo monologun nga zyra...

URGJENCA/ Ilir Beqaj shmang ballafaqimin me deputetët, por jo monologun nga zyra e vet

64
0
Shares

Ministri i Shëndetësisë ka zgjedhur të bëjë një monolog nga godina e ministrisë, pasi kishte refuzuar ballafaqimin me deputetët në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë.
Duk folur për çështjen e shkrirjes së urgjencës së Tiranës, e quajti të gjithë sa po ndodh, reformim të thellë.
Sipas tij, reformimi konsiston në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Urgjencës që ka për qëllim përmirësimin e shërbimit, më shumë volum e më shumë cilësi e përkthyer në më shumë jetë njerëzish të shpëtuara, sipas ministrit.
Beqaj tha më tej se flota e autoambulancave të urgjencës së Tiranës është e keq menaxhuar dhe se 2/3 e rasteve që kanë nevojë për shërbimin e urgjencës vijnë me mjetet e tyre private.
Ministri më tej shtoi se opozita, që sipas tij, ka vendosur të përbaltë çdo reformë, po vijon të shpifë sërish, ndërsa nënvizoi se ai nuk ndalet në këtë drejtim.
“PD punën e ka ngritur tek përbaltja. Kjo reformë bëhet për të rritur volumin e shërbimit të rritjes së cilësisë. Është puna e tyre, unë nuk tërhiqem kjo është rruga e duhur”, u shpreh Beqaj, duke shpërfillur edhe vetë mjekët, të cilët reaguan më parë se të reagonte opozita, duke kundërshtuar këtë “reformë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY