Manjani thirrje avokatëve për diçka që ata nuk e kanë paralajmëruar

Manjani thirrje avokatëve për diçka që ata nuk e kanë paralajmëruar

64
0
Shares

Ministri Ylli Manjani duket se është mjaftuar me informacioni se avokatët të hënën do të bojkotojnë seancat gjyqësore, ndërsa nuk është njohur më tej me kërkesat e tjera të tyre.
Ndërsa sot u ka kërkuar avokatëve, “në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat për masën e sigurisë”, vetë avokatët në pesë pikat e njoftimit të tyre, pikërisht në pikën e tretë, bëjnë të ditur se “nuk do ti nënshtrohen bojkotit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal”.
Reagimi i ministrit të Drejtësie erdhi pas paralajmërimit të sotëm që bëri Dhoma Kombëtare e Avokatisë, për bojkotin e seancave gjyqësore, ditën e hënë, si formë proteste ndaj një VKM, që përcaktonte pagat referuese për llogaritjen e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për profesionet e lira, ku futet edhe kjo kategori.
Në reagimin e tij, Manjani ju ka kërkuar avokatëve “të mos braktisin detyrën e shërbimit publik. Në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat për masën e sigurisë. Avokatët e shërbimit ligjor falas të jenë disponibël për të dhënë shërbimin. I bëj thirrje trupës gjyqësore të shmangi zvarritjen e çështjeve”, është reagimi i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Avokatët paralajmërojnë bojkot të hënën seancave gjyqësore
/web/Avokatet_paralajmerojne_bojkot_te_henen_seancave_gjyqesore_13676_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY