Kryeministri Edi Rama me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit
Nuk mund të hesht për një akuzë që kryeministri bëri këto ditë se, gjoja gjeti një polici analfabete.
E vë në dijeni se të gjithë drejtuesit e lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit që janë aktualisht në detyrë, i gjeti aty, d. m. th.:, ishin në detyra të tjera brenda strukturave të Policisë së Shtetit, sikundër dhe të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve i gjeti aty, përveç Neritan Nallbatit të cilin e solli nga rruga dhe e emëroi në Elbasan drejtor qarku dhe për meritë të “aftësive” të tij, hodhi shtat laboratori i nivelit ndërkombëtar të drogës së kokainës në fshatin Xibrakë dhe për shkak po të “afësive” të tij, e zbuloi policia gjermane.
Gati 90 % e strukturës së Policisë së Shtetit që është aktualisht në detyrë kjo qeverri e gjeti aty, 10 % është rekrutuar nga “Rilindja” dhe sigurisht është ende shpejt të flitet për suksese të punës së tyre, duhen vite.
Atëhere si ish zyrtar i asaj policie, më lind e drejta ta pyes konstatuesin: cila është policia analfabete që ai gjeti??!. E largoi atë dhe e zëvendësoi me një polici tjetër, apo atë që gjeti nga analfabete e shkolloi??!.
Sigurisht asnjë nga të dyja, është po ajo polici z. kryeministër, e nuk është analfabete. Është ajo polici që sa erdhe në pushtet e organizove politikisht, se teknikisht ishin vetë ata që goditën plantacionet e Lazaratit dhe hoqën një njollë turpi për Shqipërinë, si dhe shume operacione të tjera të rëndësishme në luftën kundër krimit në gjithë territorin e vrndit. Këto detyra të vështira i kreu kjo polici që ju gjetët dhe që ishte e shkolluar, profesionalisht e aftë dhe jo analfabete sikundër ju e konsideroni.
Amerika ka ekzistuar dhe përpara se ta zbulonte Kolombi z. kryeministër, ajo thjesht mori një emër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/