PRAPASKENAT/Marrëveshja u rrëzua nga Rama, ja rrethanat që cuan në dështim

PRAPASKENAT/Marrëveshja u rrëzua nga Rama, ja rrethanat që cuan në dështim

122
0
Shares

Marrëveshja që pritej në fakt është rrëzuar që në orët e para të mbrëmjes nga kryeministri Rama. Ndërsa opozita ka pranuar platformën Mc Allister që në mesditë dhe i ka propozuar detaje qeverisë në lidhje me implementimin e saj përfshirë dhe një datë të re për zgjedhjet, Kryeministri Rama ka përmbysur gjithçka.

“Basha pas takimit me aleatët ia ka dorëzuar përgjigjen e tij Ramës që në orën 12.00 duke i lënë afat Ramës deri në orën 16.00 të kthente një përgjigje. Lapsi.al mësoi se kreu i qeverisë është përgjigjur rreth orës 19.00 duke e refuzuar paketën “McAllister”, sipas lapsi.al.

Në vijim thuhet se Rama ka bërë një hap pas edhe në gjëra që ai i ka pranuar më herët siç ishte zgjedhja e një zv.kryeministri të propozuar nga opozita. Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi të shtyrjes së datës së zgjedhjeve duke mbështetur vetëm 18 qershorin. Rama ka ofruar vetëm 2 ministra pa portofol në qeveri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY