Mijëra shqiptarë që përdorin gaz në shtëpi dhe bombola të përdorura prej 30 vitesh janë në dorë të zotit. Një numër shumë i vogël i tyre kanë dedektorë gazi në shtëpi.
Për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda, Drejtori i Repartit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj u bën apel qytetarëve që të pajisen me aparatin sinjalizues për rrjedhjen e gazit.
“Çdo familje që përdor gaz, të ketë detektor gazi i cili njofton kur ka rrjedhje gazi nga bombola”, tha Goxhaj në një intervistë për televizionin “News24”.
Bombolat e gazit janë kthyer në armiq të dhjetra qytetarëve shqiptarë që janë plagosur pas shpërthimit të tyre në ambiente publike apo në shtëpi.
Rasti më i fundit ishte fatal për një fëmijë 4 vjeç pas një zjarri të shkaktuar prej rrjedhjes së gazit. Gjithashtu rreth 30 persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombole në një lokal në Pogradec.
Inspektoriati i sigurisë ndërkohë ka lejuar që në bare, hotele dhe restorante të mbahen bombola gazi brenda ambienteve të frekuentuara nga publiku, ndërkohë që është e ndaluar.
Me qindra bombola janë në Tiranë në lokalet e kateve të para të pallateve me një fuqi shpërthyese të madhe sa për të tronditur nga themelet ndërtesat.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/