Këngëtarja Xhesika Ndoj ka refuzuar të shkojë me një deputet edhe pse ishte me shumë para, edhe nga veriu i vendit, edhe i Partisë Demokratike.
Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë të publikuar te panorama.com.al
Ndoji thotë se deputeti i ka kërkuar numrin e llogarisë bankare, por përgjigjja e saj ka qenë “ti nuk më pëlqen”
A është e vërtetë që një deputet shqiptar ju ka ofruar para në këmbim të një nate me të?
Po është e vërtetë, unë para 3-4 ditësh kam bërë një status në Facebook që ka ndenjur 20 minuta dhe më pas të gjitha portalet e kanë marrë. Një portal tjetër ashtu si ju më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur për ta konfirmuar nëse është e vërtetë dhe unë i kam thënë po.
Si ju ka ardhur kjo ofertë, nëpërmjet telefonit, mesazheve apo takimeve private?
Oferta ka ardhur nëpërmjet një mikeshës sime të ngushtë, që i ka thënë se do takim me mua me çdo kusht. I ka thënë për të dalë për dreka, për darka, por unë s’kam pranuar.
Çfarë konkretisht ka ofruar?
I ka thënë do ta mbaj si goc sheiku, ça do më të të them, vetëm të më japë numrin e llogarisë ka thënë. Ai nuk e ka ditur fare që jam këngëtare, e ka ditur që jam modele, pasi më ka parë në një vend me mikeshën time, është fiksuar keq fare dhe ka kërkuar të më takojë. Mikesha ime i ka thënë më vjen keq por është punë që nuk bëhet. Madje më kanë marrë shoqet në telefon dhe më kanë thënë “budallaqe” pse nuk ke pranuar (qesh), por i kam thënë “s’dua nuk më pëlqen”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/