Plagosja e Florenc Hoxhës, telefonatë e gabuar tek një grua

Plagosja e Florenc Hoxhës, telefonatë e gabuar tek një grua

119
0
Shares

Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, u plagos pasi bëri një telefonatë me gruan një vartësi të tij. Gjykata e Tiranës e dënoi me 3 vjet burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i cili u akuzua për vrasje me paramendim.

Deliu ka lidhje gjaku me të dëmtuarin Florenc Hoxha, i cili ka qenë kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ka pasur në punë Indrit Deliun, por jo në mënyrë të ligjëruar, sipas vendimit të gjykatës që është publikuar sot në Shqip.

Pas ngjarjes, Hoxha deklaroi më 17 nëntor 2014 se “para 5-6 muajve, Indritin e kam marrë në punë, e kam thirrur disa herë dhe i kam tërhequr vëmendje se me imazhin e tij dëmtonte punën time. I thashë, jam i detyruar të të largoj nga puna. Unë nuk e kam pasur punonjës zyrtar. Indritin e paguaja vetë” ka thënë Hoxha.

Sipas prokurorisë, në datën 13 nëntor 2014, i dëmtuari Florenc Hoxha, në orët e mbrëmjes, i ka bërë një thirrje telefonike bashkëshortes së të pandehurit, shtetases O.Deliu, e cila nuk i është përgjigjur, por që telefonin e saj ia ka dhënë bashkëshortit (Indrit Deliu). Ky i fundit i ka bërë thirrje të njëjtit numër telefoni, për të mësuar se kush i telefononte bashkëshortes së tij. Indrit Deliut, abonenti i është përgjigjur dhe ai ka njohur zërin e Florenc Hoxhës, i cili më pas ia ka mbyllur telefonin. Deliu ka bërë disa thirrje telefonike, por personi që mbante këtë numër telefoni nuk i është përgjigjur.

Sipas gjykatës, i pandehuri nëpërmjet të afërmve të tij e ka njoftuar të dëmtuarin Florenc Hoxha të hapë telefonin dhe të sqaronte me të shkakun e telefonatës që ai i kishte bërë bashkëshortes së tij. Deliu, në këto momente, ka marrë kunatin e tij dhe ka filluar të gjurmojë Hoxhën.

Atë ditë, rreth orës 21.00, Deliu pasi është vënë në dijeni se i dëmtuari Florenc Hoxha ndodhej në një lokal në Fushë-Farkë, ka shkuar në atë lokal. Deliu është futur nga dera e pasme e kuzhinës së lokalit dhe ka marrë një thikë që e ka gjetur aty mbi tavolinë dhe prej andej ka kaluar në lokal. Sipas akuzës, i pandehuri sapo ka parë Florenc Hoxhën, i cili ka qenë ulur në një karrige, i është drejtuar atij duke e goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY