SKANDAL/ Mimi Kodheli i shet avionët MIG dy herë më lirë se...

SKANDAL/ Mimi Kodheli i shet avionët MIG dy herë më lirë se Arben Imami në 2013

82
0
Shares

Foto Ilustruese

Nxjerrja e 40 avionëve ushtarakë MIG, në shitje nga ministria e Mbrojtjes, zbulojnë edhe një abuzim tjetër edhe më të madh.
Abuzimi ka të bëjë me çmimin e nxjerrjes në shtije të këtyre avionëve, krahasuar me çmimin shitjes tre vjet më parë të 5 avionëve të tillë. Dukshëm ky çmim sot, është rreth dy herë ë i vogël se cii i shitjes së tyre në 2013.

mg2Njoftimi në Buletinin e APP të vitit 2013, për çmimin e shitjes së 5 avionëve MIG 18

Sipas njoftimeve respektive në buletinet e Agjencisë së Prokurimeve Publike, mësohet se në vitin 2013, një avion MIG 18, shitej për 1.863.574 lekë (pa TVSH).
Ndërsa i njëjti avion, i shpallur për shitje në buletinin më të fundit të Agjencisë së Prokurimeve Publike, për Mimi Kodhelin nuk kushton më shumë se 1.100.000 lekë (pa TVSH).

mig111
mg1Njoftimi në Buletinin e APP të vitit 2016, për çmimin e shitjes së 6 avionëve MIG 18

“Nga konsultimi me ekspertë vlera fillestare e shitjes është shumë herë më e ulët sesa vlera reale e tregut”, shprehej Taulant Balla, më pak se tre vjet më parë për çmimin e shitjes së një avioni MIG 18. Nuk dihet se si mund ti duket sot deputetit socialist, një çmim rreth dy herë më i vogël se ai i tre viteve më parë, i shitjes së një MIG 18, sot nga ministrja e partisë së tij.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Avionët Mig-19, mund ta blesh një në Gjadër
/web/Avionet_Mig_19_mund_ta_blesh_nje_ne_Gjader_13646_1.php


Si edhe

SKANDAL/ Qeveria shet 40 avionë MIG, në 2013 përbalti shitjen e 5 avionëve të tillë
/web/SKANDAL_Qeveria_shet_40_avione_MIG_ne_2013_perbalti_shitjen_e_5_avioneve_te_tille_13693_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY