MASAKRA NË ELBASAN/ Policia bën inventarin e garazheve të kontrolluara dhe gëzhojave...

MASAKRA NË ELBASAN/ Policia bën inventarin e garazheve të kontrolluara dhe gëzhojave të bllokuara, ngjarja ende pa autorë

48
0
Shares


Lokali në Elbasan ku ndodhi masakra

Burime nga polica e Elbasanit bëjnë të ditur se ka shkuar në 46 numri i personave të shoqëruar për ngjarjen ë mbrëmshme në këtë qytet, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni.
Të njëjta burime saktësojnë se këta persona janë shoqëruar për verifikimet e nevojshme.
Ndërkohë policia ka vijuar kontrollin e mjeteve në akset rrugore, ku dyshohet se mund të lëvizin autorët dhe të rreth 150 garazheve automjetesh.
Nga ana tjetër mësohet gjithashtu se grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehra pa fishekë dhe një krehër me 26 fishekë  si dhe 65 gëzhoja.
Një grup specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me specialistet për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të mundshëm të masakrës së natës së kaluar me 3 të vrarë e 7 të plagosur në Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY