Basha-Kokëdhima, zbulohen detajet e takimit

Basha-Kokëdhima, zbulohen detajet e takimit

58
0
Shares

Ka përfunduar takimi mes Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kreut të lëvizjes “Zgjidhja”, Koco Kokëdhima. Takimi nisi pak minuta pas orës 15.00 të mesditës së sotme në hotel Rogner.

Në përfundim të takimit, Kokëdhima sqaroi se u diskutua për krizën politike dhe për mënyrën e dialogut për të shmangur këtë krizë.

“Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën, dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krizë nëse ajo vazhdon sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi, duhet që përmes dialogut të kapërcehet. Palët duhet të diskutojnë për këtë çështje. Diskutuam për nevojën e standardeve të zgjedhjeve të lira, për reformën zgjedhore që duhet t’i japë një zgjidhje përfundimtare në Shqipëri. Reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe duhet të bëjë të mundur që në Shqipëri nuk duhet të prodhohen më zgjedhje me standarde dyshimta, por zgjedhje të lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera. Kemi diskutuar edhe rreth nevojës së demokratizimit të partive politike, nevojës së instalimit të primareve me ligj që përfaqësuesit të zgjidhen nga populli dhe jo sic ndodh sot nga kryetarët e partive dhe nevojën që partitë politike të kapërcehen situatën e bashkësive parapolitike në të cilën ndodhen sot dhe të kthehen në parti me standard te larta sic është e mira e vendit dhe e demokracisë sot”.

Kokëdhima tha se në këto momente janë me interes çështjet që preokupojnë qytetarët dhe jo çështjet e kaluara, duke iu referuar këto konfliktit që ai pati me PD, e cila i hoqi edhe mandatin.

“Unë përshëndes bashkëpunimin parimor të forcave politike në Shqipëri dhe inkurajoj këtë bashkëpunim parimor dhe diskutimin parimor mes forcave politike. Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008, dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim. Unë nuk kam ngarkesa politike me askënd, ajo është një çështje e kapërcyer, ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët”, tha Kokedhima.

Takimi mes Bashës dhe Kokëdhimës është takimi i parë që zhvillohet mes kreut të opozitës me një faktor të së majtës pas nisjes së krizës politikë në vend që rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY